Lajme

Përurohet në 110-vjetroin e Pavarësisë shtatorja e Anton Çettës

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 28 November 2022

Shtatorja e prijësit të Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve, Anton Çetta është përuruar hapësirën e Universitetit të Prishtinës, pas katër vjetësh pritjeje në atelienë e skulptorit Agon Qosa.Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se Anton Çetta ishte i veçantë dhe kishte bërë punë të palodhshme.

Ai shtoi se Çetta themeloi dhe udhëhoqi Komunitetin e pajtimit të gjaqeve dhe e çrrënjosi traditën shekullore të vëlla vrasjes duke pajtuar rreth 1800 gjaqe rreth 30 mijë ngatërrime.“Profesor Anton Çetta vërtet i veçantë ishte, të gjithë ja njohim punën e palodhshme dhe të jashtëzakonshme që e kreu në punën e pa lodhshme që e kreu me punën e prozës popullore. Profesor Çetta themeloi dhe udhëhoqi komunitetin e pajtimit të gjaqeve dhe e çrrënjosi traditën shekullore të vëlla vrasjes duke pajtuar rreth 1800 gjaqe rreth 30 mijë ngatërrime”,“Ishte fillimi i viteve të 90-ta, zullumet e pushtimet të atëhershme po u trashnin. Për baraspeshë po punonte edhe trashëgimia e lashtë zakonore. Jemi njerëz me shumë fat, që Kosova jonë lindi një njeri kaq të madh. Kjo shtatore që po përurojmë është vepër e skulptorit Agon Qosa”.

Më 10 nëntor 2020, Kuvendi Komunal i Prishtinës kishte miratuar propozimin për vendosjen e shtatores së veprimtarit të çështjes kombëtare në parkun para Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë.Ministrja e atëhershme e Kulturës, Vlora Dumoshi, kishte thënë se me këtë shtatore do jepnin kontributin për historinë e re të Kosovës.

-Advertisement-

Ndërkaq, Ipeshkvia e Kosovës, në janarin e vitit të kaluar, kishte marrë vendim që ta vendoste një tjetër shtatore të Çettës para hyrjes së katedrales “Shën Tereza” në Prishtinë.

Por, familja e veprimtarit kishte refuzuar një kërkesë të tillë, duke theksuar se për të vlerësuar figurën e Çettës, statuja duhet të vendosej në ndonjë hapësirë publike, pasi veprimtaria e tij, sipas familjes, kishte një kuptim më të lartë sesa fetar e partiak.E financuar nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, shtatorja ka kushtuar 60 mijë e 800 euro.

Paraprakisht me kërkesë të Ministrisë së Kulturës, Qeveria e udhëhequr nga ish-kryeministri Avdullah Hoti kishte shpallur muajin nëntor si “Muaji i Anton Çettës”, duke miratuar edhe programin e aktiviteteve përkujtimore.Veprimtaria e Anton Çettës:

Anton Çetta, (3 janar 1920 – 4 nëntor 1995) ishte një folklorist shqiptar, akademik dhe profesor universitar. Ai lindi në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe të mesmen në Tiranë dhe Korçë.Ai diplomoi për gjuhë dhe kulturë romane në Fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Beogradit. Për një periudhë kohore punoi si asistent profesor në departamentin e Albanologjisë në Beograd. Nga viti 1960 deri në vitin 1968 ligjëroi lëndët: Letërsi e Vjetër Shqipe, Histori e Letërsisë dhe Gjuhën Latine në Universitetin e Prishtinës.Nga viti 1968 ishte shef i Departamentit të Folklorit në Institutin e Studimeve Shqiptare në Prishtinë.

Që nga viti 1959, Çeta grumbullonte materiale folklorike nga të gjitha trevat e Kosovës. Nga viti 1953 deri në vitin 1987 botoi 16 libra me folklor të mbledhur nga të gjitha trevat e Kosovës (përralla, mite, balada, legjenda, këngë etj.).Në vitin 1990 ai ishte themeluesi i Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë.Ai ishte gjithashtu kryetar i Shoqatës “Nënë Tereza”, e cila ofronte kujdes mjekësor për njerëzit në Kosovë, detyrë të cilën e mori pas vdekjes së tij Dom Lush Gjergji, bashkëpunëtor i tij shumëvjeçar në fushatën kundër gjakmarrjes.Çetta vdiq në Prishtinë në vitin 1995.Më 30 prill 2010 është nderuar me çmimin “Medalja e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm – Dr. Ibrahim Rugova”, nga presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiu.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera