Lajme

Përurohen punimet në Shtëpinë e Pleqve

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 21 December 2018

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli, ishte sot për vizitë në Shtëpinë e Pleqve, në përurimin e investimeve të kryera në ambientet e këtij institucioni.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate.

Japan Tobacco International dhe Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim kanë, bërë rregullimin e ambienteve të jashtme dhe të brendshme në Shtëpinë e Pleqve.

-Advertisement-

Zëvendësministri Makolli, duke falënderuar donatorët, tha se iniciativa për rregullimin e infrastrukturës dhe ambienteve në Shtëpinë e Pleqve,është një punë shumë humane.

” Është kënaqësi kur njeriu e përjeton jetën, sepse jo të gjithë e përjetojnë moshën e tretë” tha ai.

Makolli ndër tjera tha se rezidentët e kësaj shtëpie nuk do të lihen në harresë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera