Lajme

Përurohen disa projekte restauruese në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 16 November 2017

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, merr pjesë sot në përurimin e disa projekteve restauruese-konservuese në Qendrën Historike të Prizrenit, të realizuara nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

Sipas agjendës, fillimisht do të bëhet përurimi i punimeve restauruese –konservuese në shtëpinë e familjes Pomaku; pastaj do të vizitohen punimet restauruese – konservuese në Hamamin e Gazi Mehmet Pashës dhe Kompleksinë e familjes Drini, si dhe do të porurohen punimet restauruese – konservuese në shtëpinë e familjes Alili;

Gjithashtu do të bëhet përurimi i punimeve restauruese – konservuese edhe në dy trafostacioneve të vjetra; Xhamia e Myderiz Ali Efendisë; si dhe përurimi i punimeve të fasadës së familjes Zhoriq.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera