Lajme

Peru, autobusi bie në humnerë, të paktën 48 të vdekur

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 03 January 2018

Të paktën 48 pasagjerë kanë humbur jetën në kryeqytetin e Perusë, Lima, si pasojë e rënies së një autobusi në humnerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave lokale, autobusi i cili me 57 pasagjerë udhëtonte nga qyteti Huacho në Lima, pas përplasjes me rimorkion e traktorit ka rënë në humnerë 100 metërshe.

Të paktën 48 pasagjerë kanë humbur jetën në autobusin i cili është rrokullisur deri në bregun e Oqeanit Paqësor.

-Advertisement-

Claudia Espinoza, zjarrëfikëse vullnetare, tha se për shkak se nuk ka një rrugë të drejtpërdrejt në breg punimet e kërkim shpëtimit zhvillohen me vështirësi.

Ajo më tej theksoi se punonjësit e policisë dhe zjarrfikësit me anë të helikopterëve 6 të plagosurit i kanë transferuar në spitale ndërsa 3 pasagjerë llogariten si të zhdukur.

Ndërkohë, presidenti Pedro Pablo Kuczynski, në një deklaratë shprehu pikëllimin nga vdekja e një numrit të madh të njerëzve në këtë aksident.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera