Lajme

Personin që mbyste mushkonjat me pordhë e punësojnë për t’ia analizuar gazrat

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 11 December 2019

Një person gazrat e të cilit mbysin mushkonjat pohon të jetë punësuar nga kompani për largimin e insekteve për të zbuluar sekretin e gazrave të tij mbytëse.

Joe Rwamirama, 48 vjeqar, nga Kampala, Uganda thotë se kërkuesit shkencor kanë filluar të bëjnë studime për toksinën apo përbërësit të cilët gjenden në gazrat e tij dhe që largojnë përfundimisht insektet.

Ai thotë se në vendin e tij njihet si personi me të cilin duhet shoqëruar nëse keni “alergji apo sëmundje nga mushkonjat”.

-Advertisement-

Një person nga fshati i tij ka thënë se në vendin e tyre asnjëherë nuk kanë pasur problem nga mushkonjat sepse gazrat e Rwamirama largojnë ato deri në gjashtë milje, shkruan “The Scottish Sun”

Nëse kjo është e vërtetë , kjo do ta bënte zonën e tij të pasojave më të madhe se ajo e bombës atomike që shkatërroi Hiroshima në 1945.

Një shef lokal i lagjes së tij thotë se e kishte marrë atë të banonin bashkë gjatë kohës kur u përhap sëmundja e ‘Malaria’ dhe askush në atë zonë nuk u prek nga kjo sëmundje.

“Dëgjova për “dhuratën” që posedonte Joe dhe e ftova atë që të largonte mushkonjat që rrezikonin rrethinën. Ai në mënyrë respektive lëshon gazrat dhe ndihmoj në largimin e insekteve, ai vetëm e bën këtë dhe insektet largohen si të çmendura”, tregon ai për The Scotish SUN, transmeton gazeta inFokus.

Joe ëndërron të tregtojë gazrat e tij dhe thotë “Imagjinoni të blini një sprejë Raid me fytyrën time në të.

“Më vjen erë si një njeri normal, dhe pastrohem çdo ditë dhe gazrat e mija janë si të çdo njeriu tjetër, gazrat e mia janë të rrezikshme vetëm për insektet e vogla në veçanti mushkonjat” tha ai./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera