Lajme

Personi që vdiq pasi ra në humnerë në Prevallë është një 24-vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 19:54 | 20 November 2021

Pasditen e kësaj të shtune një person ka vdekur pasi ka rënë në një humnerë në Prevallë.

Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ai tha se trupi i pajetë është gjetur sot pas orës 16:00.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 14:35 kemi pranuar informacionin se një person ka rënë në humnerë në Prevallë. Njësitet policore, njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pas orës 16:00 kemi pranuar informacionin se është gjetur një trup i pajetë”, ka thënë Osmanollaj.

Ndërkohë, Klan Kosova raporton se viktima është 24 vjeçar dhe ishte nga një fshat i komunës së Kaçanikut.

Ende nuk dihen shkaqet që quan deri tek kjo ngjarje tragjike teksa hetimet janë duke vazhduar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera