Lajme

Personi që vdiq nga Covid-19 është nga Mitrovica!

Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 02 July 2020

Sonte numri i të vdekurve si pasojë e infeksionit me koronavirus ka shkuar në 55 , shkruan IndeksOnline.

Viktima e fundit që ndërroi jetë nga Covid-19 është nga Mitrovica.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, duke iu shpreur ngushëllime familjes Muharremi.

-Advertisement-

“Me keqardhje mora lajmin se një person nga Mitrovica ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit COVID-19.

Nga kjo pandemi që po e sfidon gjithë botën, duhet të mbrohemi me masat e parapara nga institucionet relevante të shëndetësisë, duke zbatuar strikt masat mbrojtëse.

Familjes Muharremi i shprehu ngushllimet më të sinqerta”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera