Lajme

Personi që u ther për vdekje në Mitrovicë është një 26-vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 30 October 2021

Një i ri është therur për vdekje pak pas mesnatës në rrugën “Artim Jashari”, në Mitrovicë. Viktima është një 26-vjeçar me inicialet A.M.

Lajmin e ka konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Deri te vrasja dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes viktimës dhe dy të dyshuarve që ndodhen në arrati.

-Advertisement-

“Reth orës 00:15, të datës 30 tetor 2021, është raportuar se në rrugën ” Artim Jashari” në Mitrovicë, se një person viktima mashkull kosovar A. M. 26 vjeçar dyshohet se, pas një zënke- mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët gjenden në arrati”, ka thënë Zahiti për Express.

Detaje për këtë rast ka dhënë edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh. Sipas raportit, viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Mitrovicë është transportuar në QKUK , ku edhe ka vdekur meqenëse s’ka mundur t’iu përballojë plagëve të marra.

“Viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Mitrovicë është transportuar në QKUK i cili duke mos u përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML”, thuhet në raport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera