Lajme

Personi që tentoi të shpëtonte 8 vjeçaren: Këto ishin fjalët e saj të fundit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 25 May 2017

Viktima më e re në sulmin me bombë në Manchester Arena, 8 vjecarja, Saffie Roussos thirri deshpërimisht për nënën e saj, në kohën kur një njeri mundohen për ta shpëtuar në krahët e tij.

Safie, ishte afër hollit kur sulmuesi Salman Abedi kishte bërë sulmin vetëvrasës, në të cilin mbetën të vrarë edhe 21 persona të tjerë.

Një shofer kamioni, Paul Reid, 43 vjeçar i cili kishte qenë në koncerin e Ariana Grandes thotë se sapo kishte dëgjuar shpërthimin e bombës, kishte dal jashtë.

-Advertisement-

Ai  kishte parë vogëlushen dhe e kishte kapur në krahë, duke u munduar për ta qetësuar atë gjatë kaosit të hënën në mbrëmje.

Tash disa ditë pas këtij sulmi, Reid ka përshkruar momentin “shkatërrues” kur ai pa trupat e njerëzve të shpërndarë nëpër dysheme.

Duke folur përmes lotëve, Reid nga Dalaston, West Midlands, tha për The Sun: “Ajo ishte një vajzë e vogël e cila po vdiste dhe në ato momente ajo vetëm kërkonte nënën e saj. Kjo gjë ka qenë shkatërruese për mua”, transmeton Indeksonline.

Reid, i cili më parë ishte trajnuar për dhënien e ndihmës së parë kishte treguar se sapo ka dëgjuar zhurmën ai kishte vrapuar për ta kërkuar terroristin, pasi thotë se e dinte se ishte një bombë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera