Personi që goditi për vdekje fëmiun në Himarë është polic, përjashtohet nga puna

Autori: Gazeta inFokus
18:16 | 02 August 2022
Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e trishtë të ndodhur mesditën e sotme, në Potam, Himarë, ku humbi jetën një fëmijë 5 vjeç, si pasojë e goditjes nga një mjet lundrues që drejtohej nga një oficer policie.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit oficerin e Policisë Komisar, Arjan Tase, me detyrë Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, i cili është arrestuar menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja.
Gjithashtu, është pezulluar nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, Drejtori i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Kryekomisar, Shpëtim Hasanaliaj.
Drejtori Nano ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale, Departamentin për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamentin për Rendin dhe Sigurinë Publike, për ngritjen e një grupi të posaçëm, për të verifikuar zbatimin e porosive të dhëna së fundi nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për shtimin e masave të sigurisë në zonat bregdetare.
Autori ndodhej me pushime në Himarë dhe duke drejtuar një mjet lundrues skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur vajzën 5-vjeçare të familjes Avdia, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në vendngjarje. Policia i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Avdia, për humbjen e jetës së vajzës së tyre 5-vjeçare. /rtsh.al/
Të tjera
-
Me 50 vota pro Parlamenti e rrëzon Qeverinë e Abazoviqit
Është rrëzuar nga pozita e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. ...
-
Në mes të territ Kosova e shet rrymën shumë herë më lirë
Telashet me energjinë elektrike, më saktësisht me reduktimet, i kanë dhënë zj...
-
Kosovarët që janë duke qëndruar pa autorizim në këto 7 shtete shpejt mund të kthehen në atdhe
Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur sonte mbledhje elektronike, në të...
-
Deputetja Rrezarta Krasniqi i bënë një premtim publik Gazetës inFokus
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, deputetja e Lidhjes Demokrati...
-
Mblidhet Qeveria, miratohen tetë vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën...
-
Ambasadori amerikan në Beograd për takimin në Bruksel: Serbia kishte “frymën e duhur” në dialog
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha se Serbia kishte “frymën e...
-
Kuvendi i Malit të Zi pritet të votojë, Abazoviq: Pas 30 minutave bie qeveria
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në seancën e Kuvendit e cila po v...
-
Deputetja Rrezarta Krasniqi tregon se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se kryeministri ...
-
EKSKLUZIVE: Deputetja Rrezarta Krasniqi tregon arsyen pse Kosova ende nuk ka marrë liberalizimin e vizave
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se qe...
-
Rrahje në një restorant në Ferizaj, dy të lënduar dhe dy të arrestuar
Një 23 vjeçar me inicialet L.M dhe një 21 vjeçar me inicialet F.H janë arrest...
-
Kurti: Spanja duhet të njohë pavarësinë e Kosovës
Presidenti Albin Kurti këtë javë ishte me qëndrim në Bruksel, atje ku u mbajt...
-
Përurohen dy fusha të reja sportive për shkollën SHFMU “Hilmi Rakovica” në Prishtinë
Komuna e Prishtinës dhe Drejtoria për Sport në këtë komunë, të premten kanë p...