Lajme

Personi që doli pozitiv sot me Covid-19 në Malishevë ishte liruar nga karantina ditë më parë

Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 29 May 2020

Komuna e Malishevës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se pacienti që rezuloti sot pozitive me Covid-19 ditë më parë ishte liruar nga karantina pasi doli negativ, shkruan Gazeta Metro.

Ai ishte kthyer kohë më parë nga Mali i Zi, por pas një testi të dytë ai ka dalë pozitiv dhe me këtë rritet në dy numri i rasteve aktive në këtë Komunë.

“I prekuri, ditë më parë ishte kthyer nga Mali i Zi dhe kishte qëndruar në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku ishte liruar pas testit ku kishte rezultuar negativ, por i njëjti e ka bërë testin pas një vizite mjekësore dhe ka rezultuar pozitiv”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.

-Advertisement-

Kujtojmë, që në Malishevë 77 pascientë me koronavirus janë shëruar, një ka vdekur edhe dy janë aktiv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera