Personi pozitiv me koronavirus nga Malisheva, dje kishte ikur nga Klinika Emergjente
Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 07 April 2020
Një person nga Malisheva që doli pozitiv në analizën e koronavirusit, kishte ikur mbrëmë nga Klinika Emergjente. I njëjti është lokalizuar nga Policia e Kosovës ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokuroria.
Personi që ka dal sot pozitiv me koronavirus nga Malisheva (1969), kishte kërkuar ndihmë gjatë ditës së djeshme në Klinikën Emergjente pasi ishte lënduar në vendin e tij të punës në Prishtinë.
Ai kishte shkuar për trajtimin e krahut të lënduar, por mjekët kishin dyshuar edhe për koronavirus pasi kishte shfaqur simptoma. Mjekët kanë kërkuar t’i merren mostrat për analiza, por më pas pacienti kishte ikur nga klinika, shkruan Gazeta Shneta.
Burime të sigurta brenda Emergjencës kanë deklaruar se pasi pacienti ka ikur nga klinika, mjekët e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës të cilët e kanë lokalizuar personin dhe e kanë detyruar të vendoset në vetizolim.
Ndërkohë sot është publikuar rezultati i mostrës së tij e cila ka dal pozitive me koronavirus Covid19 në analizën laboratorike të Institutit Kombëtar.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në një përgjigje për Gazetën Shneta. “Policia e Kosovës pas pranimit të informacionit zyrtar se një person me datë 06.04.2020 është larguar nga Klinika Emergjente (QKUK) pa e pritur rezultatin e testit të bërë të COVID-19, pasi i njëjti vinte nga një zonë/komunë e cila është në karantinë, menjëherë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore, duke bashkëpunuar dhe bashkërenduar aktivitetet me institucionet kompetente”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Tutje bëhet e ditur se për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit dhe do të ndërmerren procedurat e mëtejme.
“Është njoftuar QKMF në Malishevë dhe në bazë të rekomandimeve të tyre personi në fjalë është urdhëruar që të vet izolohet së bashku me familjen e tij, përderisa lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit për procedura të mëtejme”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
Kujtojmë se sot janë raportuar 5 raste të reja me koronavirus në Kosovë, ku tre prej tyre janë pranuar në Emergjencën e QKUK-së. Kjo e fundit ka njoftuar se njëri prej pacientëve, ai nga Ferizaj, ka ndërruar jetë.
Të tjera
-
Dy tërmete të njëpasnjëshme godasin Greqinë
Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave...
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite vo...
-
Haxhiu: Jemi gati për zgjedhje, edhe të dielën e ardhshme nëse dëshiron opozita
Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë ...
-
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kër...
-
Po shkonin në një konferencë që mbahej për Pashkët, autobusi bie nga shkëmbi, vdesin 45 pasagjerët! Shpëton mrekullisht vajza tetë vjeçare
Dhjetra besimtarë vdiqën pasi një autobus që shkonte për në një konferencë të...
-
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër Kryetarja e Forumit të G...
-
Abazoviq: Vota kundër Kosovës e Malit tw Zi tregon realitet të ri
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se vota kundër Kosov...
-
Osmani e Statovci ishin për iftar në mensën e studentëve
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me deputeten e Listës Guxo, në gru...
-
Mbahet ankandi elektronik për projektin solar prej 100 MW
Ministria e Ekonomisë do të mbajë ankandin elektronik për projektin e parë so...
-
Sot mblidhen dy komisione të Kuvendit
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike,...
-
Nënshkruhet sot marrëveshja Kosovë-Mali i Zi për IPA III
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Ma...
-
Moti në Kosovë me diell
Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë....