Lajme

Personi me nevoja të veçanta që shtyu Holandën ta ndihmoj Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 23 September 2020

Christiaan Mensinga është një qytetar i Holandës, rasti i të cilit është goxha i rrallë.

Mensinga që është me nevoja të veçanta, çdo vit bën me qindra kilometra në Holandë me karrocën e tij, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo duke mblehdur dhjetëra mijëra euro për nevojtarët, fëmijët jetimë, gratë e veja e të moshuarit dhe për pasojat e luftës.

-Advertisement-

E ky është ai që frymëzoi shtetin e Holandës që të ndihmoj Kosovën.

Këtë gjë e ka thënë ambasadori i Kosovës në Hagë, Lirim Graiçevci, i cili edhe e ka pritë në zyrën e tij, holandezin Mensinga, shkruan Gazeta Infokus.

“Ky është holandezi Christiaan Mensinga. Ai është njeri me trup të lënduar, por me zemër të fortë dhe të madhe.

Christiaani, që nga viti 1999, duke i parë vuajtjet e njerëzve në Kosovë gjatë luftës, çdo vit ka bërë me qindra kilometra në Holandë, me karrocën e tij, duke mbledhur dhjetëra mijëra euro për ata më në nevojë, nga pasojat e luftës: fëmijët jetimë, gratë e veja dhe të moshuarit.

Angazhimi i tij i veçantë humanitar ka frymëzuar  qytetarët dhe autoritetet holandeze për ta ndihmuar Kosovën. Shembull i tij unik bëmirës është pasqyruar në shumë media holandeze.

Njerëzit si Christiaan të bëjnë të besosh në natyrën e mirë të njeriut. Ai meriton mirënjohjen tonë të pafund”, ka shkruar Graiçevci./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera