Lajme

Personi i kërkuar i iku policisë nga trageti, reagojnë uniformat blu: Ja e vërteta

Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 10 June 2017

Policia ka reaguar për të kërkuarin që u arratis sot nga trageti Bari-Durrës. Përmes një njoftimi për mediat, Policia e Durrësit thotë se personi në fjalë nuk rezulton të ketë hipur në traget.

Më poshtë është njoftimi i plotë i Policisë.

 NJOFTIMI

Në datë 10.06.2017, në tragetin “RIGEL II”, të linjës Bari – Durrës, në listën e pesonave të kthyer INAD (persona me probleme në një nga vendet e hapësirës Shengen), figuronin 11 persona të rritur dhe 2 të mitur.

-Advertisement-

Me mbërritjen e tragetit është marrë praktika nga përgjegjësi i turnit të Policisë Kufitare me qëllim marrjen në dorëzim të personave INAD, por nga verifikimi fizik i personave ka rezultuar se nga personat e kthyer INAD mungonte shtetasi A.N. 27 vjeç, i cili kishte ekspuls në zonën Shengen.

Menjëherë përgjegjësi i turnit ka vënë në dijeni agjentin Agjencisë në lidhje me këtë fakt dhe i është kërkuar që të njoftoje kapitenin e tragetit për mungesën e shtetasit të mësipërm.

Nga ana e Policisë Kufitare u morën masa dhe u përforcua shërbimi, me qëllim kontrollin e imtësishëm të mjeteve dhe pasagjerëve, për të bërë të mundur kapjen e tij në hyrje.

Deri tani nuk rezulton që personi në kërkim të ketë dalë nga trageti.

Nga verifikimet në sisitemin TIMS rezulton se shtetasi A. N., më datë 08.06.2017 është shpallur person në kërkim pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, në bashkëpunim, parashikuar në nenin 236/2 të Kodit Penal.

Shtetasi i mësipërm, për herë të fundit nga Republika e Shqipërisë ka dalë më datë 18.08.2016, nga Pika Kufitare Muriqan, i rregjistruar në sistemin TIMS.

Nga verifikimi i listave të tragetit të linjës Durrës- Bari, të datës 08.06.2017, shtetasi A. N. rezulton i regjistruar në këtë listë dhe sipas verifikimit të bërë në sistemin e kontrollit të biletave, i cili ndodhet brenda terminalit të pasagjerëve rezulton se ky shtetas ka çekuar në datë 08.06.2017 në ora 21:32, duke shmangur kontrollin e Policisë.

Gjithashtu nga verifikimi i listave të tragetit të linjës Bari – Durrës, të datës 09.06.2017, shtetasi A.N. figuron i regjistruar në këtë listë si pasagjer.

Ju bëjmë me dije se për këtë shtetas në sistemin TIMS nuk ka rregjistrim dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë, konkretisht nga Durrësi më datë 08.06.2017.

Në lidhje me këtë ngjarje krahas veprimeve dhe verifikimeve të para të kryera nga Policia e Kufirit Durrës, është njoftuar menjëherë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, ku nga ana e tyre ka nisur menjëherë hetimi penal.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me ShÇBA- në po vazhdon procedurat për zbardhjen e rrethanave të shmangies së kontrollit të policisë nga ky shtetas, si dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore në rast se do ketë persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera