Fokus

Personi i tretë që vdiq nga rasti me të shtëna në Lagjen e Spitalit ishte shok i ngusht i Shpend Ahmetit, fjalët e tij prekëse

Autori: Lindita Berisha 12:17 | 16 September 2019

Mësohet se njëri nga personat që ka vdekur ditën e djeshme nga rasti në lagjen e spitalit që ndodhi para pak javësh kishtë qenë shok i ngushtë i Shpend Ahmetit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Ahmeti në një status në rrjetin social facebook, shkruan gazeta inFokus.

“Dje ka ndërruar jetë viktima e tretë nga rasti tragjik në Lagjen Mat. Gani Rafuna, kalimtar i rastit kishte shkuar për ta marr mbesën në shkollë dhe plumbi nga të shtënat e kishte lënduar rëndë. Ganiun e kam njohur për shkak se tre vite kemi punuar bashkë. Ka qenë njeri shumë i urtë dhe i drejtë, me qëllimin e vetëm që të sigurojë mirëqenie për familjen e tij”.

Ngushëllime familjes, e u preht në paqe!

Le të jetë kjo fundi i lajmeve të këqija në këtë tragjedi, e shpresojmë që rasti i Ganiut të shërbejë si shembull që përleshjet e tilla mos të ndodhin askund e mos ti nodhin askujt”, ka shkruar Ahmeti./Gazeta inFokus/.

Të tjera