Lajme

Personi i parë me të cilin Biden do të flasë në telefon si president

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 21 January 2021

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki u tha gazetarëve se telefonatën e parë si president i SHBA-së, Joe Biden do ta bëjë me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.

“Thirrja e parë, thirrja e udhëheqësit të huaj do të jetë të premten me kryeministrin Trudeau”, tha ajo gjatë konferencës së saj të parë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë pas inaugurimit të Bidenit.

“Unë pres që ata me siguri do të diskutojnë marrëdhëniet e rëndësishme me Kanadanë, si dhe vendimin mbi tubacionin Keystone që ne njoftuam sot”, tha Psaki, raporton CNBC.

-Advertisement-

Ajo gjithashtu deklaroi se presidenti ia ka lënë në dorë Senatit të përcaktojë fatin e Donald Trumpit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera