Lajme

Personi i infektuar nga Suhareka erdhi nga Mali i Zi, po mbahej në Qendrën e Studentëve

Autori: Gazeta inFokus 23:41 | 09 April 2020

Edhe tre raste të reja janë konfirmuar me koronavirus nga Instituti i Shëndetit Publik, shkruan gazeta inFokus.

Kështu numri i të infektuarve ka arritur në 227, e njëri nga rastet e konfirmuara është nga Suhareka.

Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka njoftuar se personi në fjalë tash e një kohë ka qenë i vendosur në Qendrën e Studentëve në Prishtinë./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Informacioni i fundit tregon se e kemi edhe një rast pozitiv nga Komuna e Suharekës me virusin Covid-19 dhe ai gjendet në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku i janë marrë rezultatet sepse ka ardhur nga jashtë vendit.

Ky person ka punuar tash e sa kohë në Mal të Zi dhe nuk ka qenë i pranishëm në territorin tonë.

Pra, situatën po e analizojmë me kujdes dhe nuk ka nevojë për panikë.

Ju lutemi qëndroni në shtëpi dhe respektoni rregullat e institucioneve përkatëse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera