Lajme

Personi i dehur në Pejë rrah të dashurën

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 21 February 2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Pejë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës, shkruan Gazeta Infokus.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

“Pejë 20.02.2021 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe me pas është liruar për në shtëpi. I dyshuari ka rezultuar se është në ndikim të alkoolit me 0.84 promil. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera