Lajme

Personeli shëndetësor e quan politik e skandaloz, shkarkimin e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, Dr. Enis Istrefi

Autori: Gazeta inFokus 20:40 | 19 November 2020

Personeli shëndetësor nga Spitali Rajonal i Mitrovicës po e quan politik dhe skandaloz shkarkimin e ushtruesit të detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Dr.Enis Istrefi.

Sipas një reagimi që ka dëruar një Infermier i Klinikës së Ortopedisë në Indeksonline, thuhet se shkarkimi i drejtorit Istrefi po del të jetë politik, e shumë tendencioz.

“Shkarkimi erdhi vetëm për shkak të një deklarate të tij publike. Ky shkarkim është i padrejtë, mbështetur në faktin që i njëjti, Enis Istrefi njihet për integritetin e tij të lartë moral, i pa korruptuar dhe ka treguar profesionalizëm gjatë ushtrimit të detyrave dhe përgjegjesive që i takonin, duke treguar performancë të lartë në menaxhimin e pandemisë dhe detyrave tjera profesionale, që i takonin në kuadër të kompetencave të tij”, thuhet në reagimin e infermierit, emër i njohur për redaksinë.

-Advertisement-

Kujtojmë se drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Dr. Enis Istrefi, është shkarkuar nga kjo pozitë. Ky vendim i SHSKUK-së vjen pas një skandali me një kufomë e cila u la në dhomë me pacientët për disa orë.

“Sipas detyrave dhe përgjegjësive të të njëjtit nga kontrata e tij e punës, Dr. Enis Istrefi nuk ka bërë përmbushjen e kënaqshme të detyrave të punës, poashtu i njëjti nuk ka treguar përgjegjshmëri në deklarimet publike dhe nuk ka respektuar vendimet e komitetit për menaxhimin e pandemisë në nivel të SHSKUK-së”, thuhet në vendimin për shkarkim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera