Shëndetësi

Personat që kanë ndonjë alergji janë më të rrezikuar nga depresioni

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 11 July 2019

Ekspertët thonë se disa lloje të alergjive, siç është rasti me gripin apo alergjia ndaj polenit mund të shkaktojnë çrregullime mentale, për shkak se interferojnë me hormonet e trupit, shkruan Dailymail, transmton Gazeta Express.

Në bazë të evidencave të grumbulluara nga një numër I madh I studimeve të bëra për këtë çështje, njerëzit të cilët kanë alergji ndaj barit apo alergji të tjera janë më të prirë të vuajnë nga ankthi apo nga ndonjë çrregullim I ngjashëm I sistemin nervor.

Sipas doktorëve, alergjitë e rrisin sasinë e hormonit të stresit-kortizolin, dhe njëkohësisht e ulin nivelin e seratonines. Ndërkohë, problemet me frymëmarrje, ndjenja e dhimbjes së tërë trupit dhe teshtitja sipas psikkologëve janë sjellje që I bënë njerëzit të ndihen në ankth.

-Advertisement-

Sipas dr. Amad Sedakhat, autor I këtij studimi ky proces është reaksion I sistemit imunitar të organizmit.

“Problemi kryesor është që nëse ju keni një inflamaciont kronik siç është rasti me sinus, ajo çfarë ndodhë në organizëm është që inflamacioni përkeqësohet disa ditës dhe njëkohësisht e përkeqëon edhe ankthin dhe depresionin dhe kështu ky cikël vazhdon deri sa personi të trajtohet.

,Një shpjegim tjetër biologjik është se kimikalet, të cilat e shkaktojnë inflamacionin dalin në gjak dhe arrijnë të tru dhe sistemin nervor duke e destabilizuar atë.

Sipas raportimeve, numri I vetvrasjeve rritet dukshëm gjatë kohës së polenit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera