Lajme

Personat me nevoja të veçanta me protestë para qeverisë për uljen e pagesës nga 375 në 150 euro

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 17 May 2023

Personat me nevoja të veçanta kanë protestuar të mërkurën para objektit të Qeverisë së Kosovës, për shkak se janë zhvendosur nga kategoria e parë në të dytën.

Kjo ua ul atyre pagesën që marrin nga qeveria nga 375 në 150 euro.

Ata thanë se nga tash do të nisin grevë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, derisa kërkuan nga ekzekutivi t’ua kthejë pagesën që e kanë pasur.

-Advertisement-

Ata i takoi deputetja Duda Balje, e cila tha se çështja e tyre është duke u adresuar përmes komisioneve parlamentare.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera