Personat me aftësi të kufizuar pa trajtim të duhur
Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 02 December 2017
Personat me aftësi të kufizuara ende nuk kanë përkujdesje të duhur institucionale, duke qenë se ka shumë ligje që nuk zbatohen për këtë kategori. Po ashtu, ka mungesë serioze të të dhënave për këtë kategori.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuar, tha se ka ende punë për të bërë në avancimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.
Kreu i ekzekutivit ka përmendur disa projektligje që ende nuk janë miratuar, por që sipas tij shumë shpejt do të shkojnë në Kuvend për shqyrtim dhe miratim.
Haradinaj: Po ia vërtetoni Kosovës rëndësinë e kësaj teme
“Edhe sot ky takim ju që keni ardhur keni bërë shumë mirë, sepse po ia vërtetoni Kosovës rëndësinë e kësaj teme, interesimin e madh që ekziston për këtë temë, këtë kemi pasur rast të ma thoni edhe në takime që janë bërë bilaterale. Por sot edhe në shenj të ditës ndërkombëtare për të drejtat e personave me të aftësi të kufizuara, kjo pjesëmarrje e juaja sot i ka bindur të gjithë edhe ua ka kujtuar të gjithëve se sa më rëndësi është kjo temë”, tha Haradinaj.
Zëvendës ambasadori i Italisë në Kosovë, Matteo Corradini ka kërkuar nga institucionet e vendit që të bëjnë me shumë për ta përkrahur shoqërinë, sidomos këto kategori.
Corradini: Është detyrë e institucioneve ta përkrahë shoqërinë
“Është shumë e dëshirueshme që institucionet lokale të vazhdojnë një bashkëpunim në formë globale me shoqërinë civile, në mënyrë që të monitorohet e drejta e personave me aftësi të kufizuara, dhe të kenë qasje në informim dhe mundësive për punësim. Është një detyrë e institucioneve të Kosovës në mbështetje të shoqërisë civile dhe komunitetit ndërkombëtar që të vendoset një kornizë ligjore që përfshihet sipas standardeve evropiane. Po ashtu, me forma financiare në mënyrë që të luftohen aktoret diskriminues”, tha ai.
Bujar Kadriu nga Forumi Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, ku bëjnë pjesë një mori organizatash, ka kërkuar që të mos i shohin personat me aftësi të kufizuar si barrë për shoqërinë, por si vlerë për shoqërinë.
Kadriu: Mos na shihni si barrë, por si vlerë e shoqërisë
“Mandati ynë është që çdo person me aftësi të kufizuar në vend pa marrë parasysh se kujt i takon duhet ta ndijë se është i dobishëm në këtë vend. Nuk duhet ta kuptojnë as institucionet, as shoqëria se personat me aftësi të kufizuara janë barrë e shoqërisë, por vetë pjesëmarrja, vetë potenciali juaj profesional, intelektual dhe motivi juaj për një jetë konsideroni se ne kemi vlerë dhe vlerat tona duhet të respekton dhe vlerat tona duhet të jenë si një motiv për të gjithë që ne ta ndiejmë vetëm se jemi vlerë e dobishme e shoqërisë dhe asnjë mënyrë mos ta ndiejmë se jemi barrë e shoqërisë”, theksoi Kadriu.
Drejtori i Shoqatës “Hendikos”, Afrim Maliqi, tha se sot në botë llogaritet se ekzistojnë mbi 1 miliard njerëz me aftësi të kufizuara apo 15 për qind e popullatës, që janë të prekur apo jetojnë me një formë të aftësisë së kufizuar. Sipas tij, kjo përqindje mund të jetë edhe në Kosovë me kufizime të çfarëdo natyre qofshin ato. Mirëpo, Maliqi thotë se ka mungesë serioze të te dhënave për këto kategori dhe njëkohësisht zbatimi i ligjit për to.
Maliqi: Ka mungesë të zbatimit të ligjeve
“Mirëpo, në Kosovë ka mungesë serioze të të thënave dhe shpesh herë llogariten vetëm ata persona me aftësi të kufizuara që marrin ndonjë mbështetje financiare apo mbështetje materiale. Ka edhe aftësi të kufizuara të padukshme e që ende nuk janë të vlerësuara nga institucionet tona si persona që kanë kufizime. Prandaj, mendoj se ka mungesë serioze në mbledhjen e të dhënave dhe vlerësimeve të nevojave apo të drejtave të personave me aftësi të kufizuara. Ka ende mungesë të zbatimit të ligjeve duke nënkuptuar mungesën e nxjerrjeve të disa akteve nënligjore për disa ligje të veçanta”, theksoi Maliqi.
Ndërsa, drejtoresha e organizatës “Down Sindrom Kosova”, Sebahate Beqiri, vlerësoi se Kosova ende është larg realizimit te të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.
Beqiri: Jemi larg realizimit të drejtave të personave me aftësi të kufizuar
“Fatkeqësisht, jemi shumë larg realizimit të drejtave në përgjithësi të personave me aftësi të kufizuar. Kemi shumë ligje që trajtojnë në fusha të ndryshme aftësinë e kufizuar, mirëpo këto ligje nuk janë ligje të harmonizuara mirë. Kemi ligjin për aftësimin profesional që mbështet punësimin e personave me aftësi të kufizuara, ndërsa kemi ligjin mbi skemat pensionale që mohon në njëfarë mënyre punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Nuk kemi ligj që mbështet fëmijët me aftësi të kufizuar dhe prindërit që nga lindja”, u shpreh Beqiri.
Çdo vit më 3 dhjetor shënohet Dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara, e cila është shpallur nga Asambleja e Kombeve te Bashkuara në vitin 1992, me qëllim të promovimit të të kuptuarit të çështjeve mbi aftësinë e kufizuar dhe të mobilizimit në përkrahjen për dinjitet, të drejta dhe mirëqene të personave me aftësi te kufizuar.
Të tjera
-
Maqedonci: Çdo kërcënim e marrim seriozisht, nuk i frikësohemi Serbisë
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se kërcënimet që po...
-
Sinjalet se radiatori mund të jetë i rrezikshëm
Ekspertët në Ideal Heating kanë renditur gjashtë simptoma për t’u kujdesur, p...
-
Selmanaj për Kurtin: Këto 4 vite ka punuar me manual si ta dëmtojë dhe shkatërrojë shtetin që e qeverisë vet
Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj ka përmendur tri marrëveshje që ka bërë Se...
-
Aterrojnë në Kosovë forcat ushtarake britanike
Në orët e mbrëmjes së sotme, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem J...
-
Haradinaj për Kurtin: Me politikën e tij shou-biz e fuqizoi Serbinë
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj kritikoi ashpër qeverisjen e kryeministrit...
-
Biznesmeni Brestovci konfirmon bashkëjetesën me Angjelina Shalën
Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci është fejuar me këngëtaren, An...
-
Abdixhiku publikon fotografi nga pritja në një familje në Shtime: I nderuar me pritjen që po na bëhet në çdo anë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasditën e sotme ka vizituar fshatin Muze...
-
Konjufca me kabinetin e tij e mbështesin grevën e puntorëve teknikë të Kuvendit
Kabineti i kryekuvendarit Glauk Konjufca mbështesin grevën e stafit të mirëmb...
-
Rama emëron pesë zëvendësministrat e rinj, ja emrat që i bashkohen kabinetit
Mbledhja e Këshillit të Ministrave në Shqipëri ditën e sotme ka sjellë disa n...
-
KUJDES: Në treg po qarkullojnë edhe 1 eurot false, shikoni se si kanë dështuar në falsifikimin e kësaj monedhe
Problemi me 2 euro false në Kosovë është bërë jashtëzakonisht i shpeshtë. Por...
-
Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Gerti Bogdanit: Ishte përkrahës i palëkundur i Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish...
-
Vuçiq: Autoritetet kosovare ndjekin një ideologji anarkiste-marksiste-enverhoxhiste
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka thënë se autoritetet në Kosovë nu...