Personalitete të rëndësishme të Kosovës që Milazim Krasniqi dëshiron t’i dëbojë në Mal të Zi

Autori: Gazeta inFokus
18:41 | 24 April 2022
Kryeministri Albin Kurti e kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Mehmet Kraja janë vetëm dy nga personalitetet e rëndësishme politike e kulturore të Kosovës, prejardhja e të cilëve ka qëlluar të jetë diku në Malin e Zi.
Të dy ata, sikurse edhe akademikun Rexhep Qosja, që po ashtu është me prejardhje nga Mali i Zi, profesori universitar Milazim Krasniqi, nuk i do në Kosovë. Krasniqi e ka shkruar një postim racist në Facebook, për të cilin mori shkas nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili gjithashtu është me prejardhje nga Mali i Zi, shkruan Express.
“Disa miq më kanë kritikuar pse nuk jam shprehur për rastin e Martin Berishajt. Në fillim u mbrojta, duke u thënë se e kam të njohur të vjetër e po pres zhvillimet. Ama tash e kam një ide më të mirë: në paketë me qata 8000 hektarë tokë që thonë se i janë falë Malit të Zi, ka qenë mirë me ia pasë kthyer edhe kuadrot shqiptare me prejardhje nga Mali i Zi, që nga qeveria, Akademia e diplomacia”, ka shkruar Krasniqi.
Për profesorin e Universitetit të Prishtinës, kuadrot nga Mali i Zi “veç shamatë e dëm kanë sjellë e po sjellin”, duke iu thënë se “vec han m.t”, atyre që mendojnë se kjo është përçarje kombëtare.
“Ata që thonë se kjo kërkesë është përçarje kombëtare, vec han m.t, sepse nuk është. Shqiptarët e Malit të Zi gëzojnë respektin tonë të plotë, si të gjithë shqiptarët e tjerë. Ndërsa kuadrot prej atjehit, veç shamatë e dëm kanë sjellë e po sjellin. Si me e pasë kauzë shamatën e dëmin. “Qofsha i gabuar!”, po nuk jam!”, ka shkruar Krasniqi.
Për zbatimin e idesë së tij raciste, Krasniqi do të donte ta dëbonte në Mal të Zi edhe akademikun Anton Berishaj.
Zake Prelvukaj, piktore dhe ligjëruese në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës është gjithashtu nga Mali i Zi.
Të tjera
-
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, shqyrtohet edhe çështja e Trustit
Të hënën duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuve...
-
Ish-zëvendësministri dhe anëtari i kryesisë së PDK-së, publikon video ku shtihet me armë
Ish-zëvendësministri i Qeverisë së Kosovës, njëherit edhe anëtarë i kryesisë ...
-
Sulmon policët, arrestohet 20 vjeçari në Suharekë
Njësiti patrullues i Stacionit Policor në Suharekë, gjatë shqiptimit të një t...
-
Nuk do ta besoni se çfarë i ka ndodhur kryetarit të KOK-ut në Japoni
Kryetari i Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ekskluziv...
-
EMOCIONUESE: Kryetari i KOK-ut Ismet Krasniqi tregon një moment rrëqethës për Majlinda Kelmendin
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i ftuar në emisionin...
-
EKSKLUZIVE: Kjo është shifra marramendëse që Kosova do të paguante për marketing e që Majlinda e Distria e bën me fitoren e tyre
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka treguar vlerën të...
-
Shaip Kamberi fiton mandatin e deputetit në Beograd
Pas rivotimit për herë të dytë në fshatin Tërnoc ne lagjen e strukturvae ësht...
-
Krasniqi: Kosova po vuan nga një qeverisje depresive, prandaj ambasadat janë plot me aplikime
Kryetari i PDK-së, Memli Kasniqi, me zyrtarë të tjerë të PDK-së kanë mbajtur ...
-
Aksident në qendër të Prishtinës, ka të lënduar
Një aksident trafiku sapo ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë....
-
Reagon fuqishëm Klitschko pasi që u citua “sikurse Kosova që është çliruar nga Serbia, do të çlirohemi nga Rusia”,
Kryetari i Kievit, Vitaly Klitschko, nuk ka bërë asnjë deklaratë për Kosovën ...
-
Përleshje në Prishtinë, dy persona bëhen për spital
Një përleshje fizike mes disa personave ka rezultuar në lëndimin e dy prej ty...
-
Ministri i Shëndetësisë prezanton ekspertin me renome botërore për përmirësimin e shëndetësisë në Kosovë
Rifat Latifi, ministër i Shëndetësisë ka njoftuar se ka biseduar me një ekspe...