Rozë

Persona të maskuar futen në Big Brother, Fifi bën gjestin epik ndaj njërit prej tyre

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 01 November 2021

Mbrëmë, duke qenë festa e Halloween-it, produksioni i Big Brother është përkujdesur që edhe banorët ta festojnë, duke u sjellur atyre veshja e aksesorë që u nevojiteshin.

Madje, në një zarf që erdhi, u tha se prova e javës kishte të bënte pikërisht me këtë festë, ku do kishte njerëz të maskuar që do futeshin brenda, por që banorët nuk duhej të reagonin.

Por, një gjë e tillë nuk ndodhi me Fifin, pasi një person i maskuar u fut me një tortë në dorë e sillej përreth Fifit, kjo e fundit ia merr nga dora dhe fillon e ha për vete.

-Advertisement-

Tortën të cilën Fifi e mori në dorë, më pas filloi të luante me Monikën, ku dhe ia hodhi në fytyrë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera