Rajoni dhe Bota

Përshkallëzohen protestat në Itali kundër masave anti-COVID19, policia përdorë gaz lotsjellës

Autori: Gazeta inFokus 20:04 | 27 October 2020

Italia prej disa ditësh është përfshirë në protesta të shumta për shkak shtrëngimit të masave anti-Covid në vend. Përleshjet sa vijnë dhe bëhen më të dhunshme dhe ditën e sotme policia italiane është detyruar që të përdorë gazin lotsjellës për të qetësuar gjendjen dhe për të shpërndarë turmën.

Disa nga qytetet që kanë filluar protestat janë Torino, Milano, Napoli, Roma dhe Palermo. Protestat në këto vende kanë filluar pasi qeveria Conte urdhëroi mbylljen e bareve dhe restoranteve. Protestuesit me panë karta në duar kërkojnë lirinë e daljes gjatë gjithë kohës dhe hapjen bareve, restoranteve dhe dyqaneve të mbyllura.

Me shtimin e rasteve të reja me koronavirus Kryeministri Giuseppe Conte, ka nënshkruar një dekret me ashpërsimin e masave anti-Covid, që do të qëndrojë në fuqi deri në 24 nëntor.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera