Përsëri tensione me Serbinë- Haradinaj i dërgon porosi Vuçiqit për gjendjen në Veri
Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 26 June 2019
Kryeministri , Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj propagandës serbe që po bëhet lidhur me situatën në veri të Republikës së Kosovës, kinse në komunat veriore të banuara me shumicë serbe, ka krizë humanitare dhe se qytetarët e asaj pjese kanë mbetur pa ilaçe e gjëra tjera elementare për jetesë.
Haradinaj këto i ka quajtur si skenarë mashtruese të Serbisë, duke thënë se Kosova asnjëherë nuk do të heq dorë nga misioni për respektimin dhe shtrirjen e ligjit në atë pjesë, duke i dërguar mesazh Vuçiqit se Republika e Kosovës kontrollon gjithë territorin e saj.
Kreu i Qeverisë ka kujtuar edhe veprimet e institucioneve të Kosovës të ndërmarra më herët, për ndalimin e kontrabandës që bëhet në veri të Kosovës.
Sipas tij përveç kësaj , Kosova ka kontroll të plotë edhe në vijën e gjelbër në veri, pjesë kjo që e kufizon Republikën e Kosovës me Serbinë.
“Institucionet e zbatimit të ligjit kanë ndërmarrë veprime konkrete në parandalimin dhe luftimin e të gjitha aktiviteteve të paligjshme ndërkufitare në zonën e rripit të gjelbër që kufizon në pjesën veriore Kosovën dhe Serbinë. Asnjë skenar mashtrues ose lajm i rremë nuk do të ndikojë që institucionet kredibile dhe të ligjshme të Kosovës të heqin dorë nga misioni i tyre për zbatimin dhe sigurimin e sundimit të ligjit në të gjitha pjesët e Kosovës, përfshirë zonën e rripit të gjelbër në veri ku edhe kufizohet Republika e Kosovës me Serbinë.”, ka shkruar Haradinaj.
Se në veri të Kosovës nuk ka ndonjë krizë humanitare e kanë konfirmuar edhe nga Dogana e Kosovës, të cilët tregojnë se atje janë të gjithë artikujt e mundshëm të cilët plotësojnë nevojat bazike të qytetarëve që jetojnë në atë pjesë.
“Mallra ushqimore( mish, produktet mishi, produkte bylmeti, pemë, perime, drithëra, zarzavate, sheqerna, prodhime mielli, pije, fruta, et). Ndërsa, lendë djegëse ( naftë, mazut, vajrat minerale, kemikate, produktet farmaceutike, esktrakte ngjyrosese , produktet sanitarie, produkte ndryshme kimike)” ka thënë zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, teksa ka treguar listën e produkteve që gjenden në treg në atë pjesë.
Ai ka thënë se përveç, gjërave elementare ushqimore, banorëve të veriut u janë lejuar edhe të paisje, aparatura medicinale e edhe medikamente shëndetësore.
Të tjera
-
Gjendet 12-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Pejë
Është gjetur 12-vjeçarja e cila ishte raportuar e zhdukur nga babai i saj në ...
-
Pse BE-ja s’i sanksionon politikanët e korruptuar?
Komisioni Evropian (KE) kishte propozuar para rreth një viti se Bashkimi Evro...
-
Policia apelon për kujdes në trafik pas reshjeve të shiut
Policia e Kosovës ka apeluar pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar gja...
-
Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Pejë
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës, ku janë...
-
Shkoi në shkollë e nuk u kthye më, zhduket 12 vjeçarja në Pejë
Një vajzë 12 vjeçare është raportuar e zhdukur në Pejë, shkruan Gazeta Infoku...
-
Policia shqipton mbi 1 mijë e 700 gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 17...
-
Krasniqi: Pas dështimit të votimit në komunat veriore, Kosovës do t’i shtohet presioni për themelimin e Asociacionit
Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka vlerësuar se pas dështimit të proc...
-
Tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje pasi u përplasën fizikisht me policinë në Klinë
Tre persona janë arrestuar pasi që të njëjtit gjatë një proteste nuk ju kanë ...
-
Mosmarrëveshje për pronë, arrestohet një person në Prishtinë
Të hënën në Prishtinë është arrestuar një person pasi i njëjti ka kanosur një...
-
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së KS: Serbia humb çdo betejë
Presidentja Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të ...
-
Agjenda të ngjeshura, sot mblidhen shtatë komisione parlamentare
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport ...
-
Aksident në Lipjan, humb jeten një person
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova”, të këtij qyteti. Zëdhënësi i ...