Përsëri sulm me raketa afër ambasadës amerikane në Irak
Autori: Gazeta inFokus 23:37 | 21 January 2020
Tri raketa goditën Zonën e Gjelbër në Bagdad, ku ndodhen shumë ndërtesa qeveritare dhe misione të huaja, duke rënë edhe pranë ambasadës së SHBA-ve në Irak.
Raketat u lëshuan nga rrethi Zafaraniyah, jashtë kryeqytetit irakian, ndërkaq dy predha ranë pranë Ambasadës së SHBA-së, thanë burime të policisë irakiane për Reuters.
Nga këto sulme nuk ka pasur të plagosur, por vetëm dëme materiale, njoftoi kanali televiziv Al Hadath. Incidenti ndodhi një ditë pasi rifilluan protestat antiqeveritare në Irak, gjatë të cilave gjashtë irakianë, përfshirë dy oficerë policie, u vranë dhe dhjetëra u plagosën, në Bagdad dhe qytete të tjera.
Protestuesit në Irakun e jugut dogjën goma dhe bllokuan rrugët kryesore në disa qytete, duke thënë se kryeministri i Irakut, Adel Abdul Mahdi nuk i ka mbajtur premtimet, përfshirë emërimin e një qeverie të re të pranueshme për irakianët.
Demonstratat në Irak po mbahen që nga 1 tetori 2019. Protestuesit kundërshtojnë një sistem politik, të cilin ata e perceptojnë si të korruptuar dhe që i mban shumicën e njerëzve të varfëruar. Më shumë se 450 njerëz janë vrarë nga trazirat.
Protestat u pezulluan prej disa javësh pasi vëmendja u drejtua në përshkallëzimin e tensioneve midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, pas vrasjes – në fillim të këtij muaji – të Qasem Soleimanit, një gjenerali të lartë iranian. Teherani iu përgjigj sulmit vdekjeprurës të dronit amerikan ndaj Soleimanit, duke gjuajtur raketa balistike në dy baza ushtarake Irakiane që strehonin trupa amerikane.
Të tjera
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...