Lajme

Përsëri protesta në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 07 April 2018

Dy ditë pas protestës së ditës së enjte, sot zhvillohet një tjetër marshim në Tiranë.

Shoqëria Civile bën me dije se mesditën e sotme në orën 12:00 do të mbahet një tjetër protestë kundër qeverisë “Rama”.

Protesta do të nisë te ‘Parku Rinia’, në kryeqytet, ku përfaqësuesit e Shoqërisë Civile do t’i drejtohet më pas Kryeministrisë.

-Advertisement-

Shkak për këtë protestë janë bërë arroganca, dhuna dhe koncesionet.

Ditën e enjte një tjetër protestë u mbajt nga opozita duke paralizuar trafikun në 4 akset kryesore hyrëse në Tiranë, në Milot, Bradashesh, Çermë dhe Vorë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera