Rozë

“Përsëri bashkë me Besin”, Xhensila Myrtezaji sapo bëri lëmsh rrjetin

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 27 March 2024

“Lotët”, është projekti më i ri i këngëtares Xhensila Myrtezaji. Sapo u publikua të gjithë fansat pohuan “njëzëri” se kënga është dedikim për Bes Kallakun, pas ndarjes.

“Edhe sa dhimbje do mbajë kjo zemër, se ti je dashni e vjetër, si ty nuk shoh unë dikën tjetër”, janë këto disa nga vargjet e këngës.

E pikërisht në 600 komentet e këngës në Youtube, Xhensila ka bërë like disa prej tyre, e aty ku përmendet Bes Kallaku.

-Advertisement-

Kjo situatë ka bërë lëmsh ndjekësit e çiftit, pasi ishte vetë Bes Kallaku që konfirmoi në Ferma VIP ndarjen.

“Gocën e takoj më shpesh, djalin e shoh pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten“, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera