Përse shqiptarët në Zvicër paguajnë deri 95 për qind më shumë për sigurimin e veturave
Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 02 March 2018
Federata e Sigurimeve Zvicerane (SVV) nuk ka përgjigje të gatshme për shqetësimin legjitim të Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës (KSHZ) lidhur me lajmin e publikuar këto ditë sipas të cilit shqiptarët në Zvicër paguajnë deri 95 për qind më shtrenjtë sigurimin për makinat e tyre, shkruan nzz.ch
Platforma krahasuese Comparis ka risjellë në vëmendje një temë të njohur tashmë, atë që çmimet e premive për sigurimin e automjeteve kanë dallime enorme në varësi të nacionalitetit dhe moshës.
KSHZ ka një pyetje legjitime lidhur me këtë: “Cilat janë arsyet për premitë me çmime kaq të ndryshme, kur është fjala për statusin “shqiptar”? A bëhet fjalë për shqiptarët me vizën B, C apo për shqiptarët me pasaportë zvicerane (të natyralizuar)? Cilat janë arsyet për dallimin në lartësinë e pagesës kur kemi të bëjmë me të huaj që jetojnë në Zvicër?
SVV nuk ka përgjigje të gatshme lidhur me këto shqetësime. Ajo thotë se nuk ka njohuri lidhur me atë nëse kompanitë e sigurimit këtë dallim e bëjnë – sipas statusit të të huajve që jetojnë në Zvicër ose jashtë Zvicrës – për të bërë kalkulimin e riskut. Secila kompani sigurimi ka një hapësirë të lirë veprimi ndërsa caktimi individual i premive është çështje në kompetencë të secilës kompani veç e veç. Por SVV rri pranë qëndrimit se kompanitë në fjalë janë të detyruara që tarifat e tyre t`i bëjnë transparente, me kërkesën e mbikëqyrësit dmth Finma.
Tarifat është e detyruar të bazohen në mënyrë konkrete mbi rreziqe të dëshmuara në mënyrë statistikore, gjegjësisht, mbi një ecuri të dëshmueshme qartë të dëmeve, përcjell më tutje albinfo.ch. Në praktikë ndodh që siguruesit në fakt i vendosin tarifat shumë të ndryshme nga njëra tjetra, me ç`rast ato kanë parasysh para së gjithash pasqyrën e dëmeve që kanë pësuar ato vetë.
Duke qenë se prej më shumë se 20 vitesh në Zvicër funksionon konkurrenca në këtë fushë, ia vlen që për çdo rast, sidomos ngasësit e rinj, të krijojnë vetë një pasqyrë mbi ofertat e shumta. Kjo për faktin e theksuar më sipër, se secili sigurues (kompani sigurimesh) bën llogari që ndryshon nga tjetri.
SVV sjell në vëmendje faktin se sigurimet u referohen një numri të madh të faktorëve kur e bëjnë caktimin e tarifave. Këtu hyn gjinia (pasi që gratë sipas rregullit shkaktojnë rrezik më pak se burrat), pastaj mosha, vendbanimi, lloji i makinës dhe po ashtu edhe nacionaliteti.
Është e ditur prej kohësh se para së gjithash shoferët e rinj me pasaportë të huaj, fillimisht, nga shumica e siguruesve ngarkohen me pagesa më të larta për sigurimin e makinave, transmeton albinfo.ch. Është dëshmuar statistikisht se numri i aksidenteve të shkaktuara nga ngasësit e rinj është veçanërisht i madh.
Mirëpo secili person që nget makinën pa bërë aksidente dhe që nuk bën vjedhje, është për sigurimin një klient i cili shpejt dhe në mënyrë të përsëritur ka të drejtë për të pasur një bonus, përfundon përgjigja e SVV-së, shkruan NZZ.ch.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...