Lifestyle

Përse shfaqen vrima të vogla në fanella të reja të pambukta: Këto vrima shkatërrojnë gardërobën më shumë se tenjat

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 04 August 2017

A janë shfaqur në fanellat tuaja të reja vrima? Lexoni se si gardëroba bëhet me vrima…

Themeluesi i brendit të popullarizuar American Giant’s, Bayard Winthrop, ka shpjeguar përse shfaqen vrimat në rrobat e reja, më saktësisht në fanellat e reja të pambukta.

Dhe shpjegimi vërtet ka logjikë.

-Advertisement-

“Pjesa e poshtme e fanellës është pika kryesore e fërkimit. Stofi në atë pjesë çdo ditë fërkohet për metalin e rripit apo për pjesën e vrazhdë të sipërme të pantallonave apo xhinseve. Me kalimin e kohës shkatërrohet dhe prandaj shfaqen vrimat e mërzitshme”, thotë Winthrop.

Natyrisht që do t’i vishni xhinset dhe do ta vini rripin, mirëpo duhet t’i kushtoni kujdes cilësisë së materialit, duke pasur parasysh që në “modën e shpejtë” të sotme rrobat prodhohen sa më lirë që të jetë e mundshme, transmeton Telegrafi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera