Lajme

Përse nuk po gjobiten partitë politike për shkeljen e masave?

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 05 October 2021

Asnjë parti politike nuk është gjobitur për shkelje të masave kundër Covid-19 edhe pse pamjet nga tubimet elektorale tregojnë për turma qytetarësh pa maska e pa distancë.

Këtë e ka konfirmuar Lamir Thaçi nga Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë në një prononcim për Gazetën Infokus.

Ai ka bërë të ditur se deri me tani nga AUV nuk është shqiptuar asnjë gjobë për subjekte politike në këtë fushat zgjedhore.

-Advertisement-

“Deri me tani nga AUV nuk është shqiptuar ndonjë gjobë për subjekte politike. Si autoritet ligj zbatues ju bëjmë apel të gjitha subjekteve politike dhe kandidatëve që garojnë për kryetar të komunave dhe asamble komunale që të kenë parasysh zbatimin e masave AntiCovid-19”, u shpreh Thaçi për Gazetën Infokus.

Gjithashtu bëri të ditur që kudo që inspektorët, gjatë kontrolleve hasin në shkelje të masave, kanë për obligim që të shqiptojnë gjoba dhe se varësisht nga lloji i shkeljes, lartësia e gjobës është e përcaktuar me ligjin AntiCovid-19.

“Mbi çdo garë apo kauzë politike qëndron jeta dhe shëndeti i qytetareve. Andaj askush nuk ka të drejtë të bëjë veprime të cilat bien në kundërshtim me ligjin dhe qe rrezikojnë shëndetin publikë. Inspektorët sanitarë janë të pavarur në punën e tyre ne teren dhe kanë për obligim të veprojnë në secilën shkelje qe hasin. Varësisht nga lloji i shkeljes, personi qe haset si shkelës në kategorinë e personit juridik ose personit individual, person përgjegjës, lartësia e gjobës është e përcaktuar me ligjin AntiCovid-19”, shtoi Thaçi. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera