Lifestyle

Përse meshkujve u duken të pa rezistueshme gratë më të vjetra?

Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 22 February 2019

Pranojeni – shumica prej nesh kur e imagjinojmë një çift, gjithmonë përbëhet nga një femër e re dhe një mashkull pak më i vjetër.

Një lidhje ku mashkulli ka qenë më i ri në moshë nuk është pranuar edhe aq shumë në të kaluarën.

Sot, njerëzit janë më mendje hapur dhe gjërat si diferenca në moshë nuk luajnë rol aq të madh në dashuri.

-Advertisement-

Ndonëse mund t’ju duket befasuese, ka shumë meshkuj që faktikisht joshen nga femrat e vjetra për arsye të ndryshme.

Ekspertët kanë treguar disa prej arsyeve se përse meshkujt joshen pas femrave më të vjetra se ata.

Femrat më të vjetra e dinë çfarë duan
Arsyeja se përse një mashkull joshet nga një femër më e vjetër që nga fillimi ka të bëjë me përqendrimin e saj të qartë. Ajo ka një ide të fortë se çfarë dëshiron dhe e përqendron energjinë e saj në arritjen e qëllimeve më të mëdha.

Ndonëse zonjat më të reja ende janë duke e eksploruar botën përmes lidhjeve dhe dramave, femrat më të vjetra janë të përqendruara ta përmirësojnë jetën e tyre dhe të atyre që i duan.

Femrat e vjetra dinë më shumë për jetën
Këto femra kanë më shumë përvojë në jetë, në lidhje, por edhe në përgjithësi. Kjo u mundëson meshkujve të mësojnë shumë gjëra nga ato.

Ajo ofron perspektivën e saj mbi çështje të ndryshme dhe me eksperiencën e saj të pasur e ndihmon një mashkull ta shikojë jetën në mënyrë më realistike, gjë e cila e shpie mashkullin në nivele më të larta të pjekurisë.

Këto femra kanë aftësinë ta shohin një mashkull në mënyrat që ai nuk mund ta sheh veten.

Kanë vetëbesim dhe janë të pavarura
Megjithëse damat më të reja janë ende duke kërkuar vëmendje dhe ‘pranim’ nga publiku, femrat më të vjetra ndihen rehat në lëkurën e tyre.

Ajo ndihet komode në botë, ndërkaq vetëbesimi dhe mënyra si e bart ajo me vete është thjesht magnetike.

Janë më të pjekura emocionalisht
Femrat e vjetra kanë më shumë eksperiencë në jetë dhe kanë kaluar në më shumë gjëra gjatë jetës. Ato e dinë se si nuk duhet ta teprojnë me reagime dhe janë mësuar t’i kontrollojnë emocionet dhe sjelljen. Por, kjo sigurisht nuk do të thotë se janë të mërzitshme dhe nuk e dinë çfarë do të thotë argëtimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera