Lifestyle

Përse meshkujt janë të FIKSUAR pas VITHEVE? (Foto +18)

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 04 May 2017

Ditëve të sotme është periudha më e mirë për të qenë të çmendur pas vitheve: Nicki Minaj ekziston, pantallonat e jogas përdoren nga thuajse të gjitha femrat dhe gratë gjithandej botës po bëjnë ushtrime squat për t’i formuar të pasmet e tyre.

Por, padyshim që fiksimi pas të pasmeve të femrave nuk është diçka e re. Në fakt, kjo është thelbësore, thotë David Buss, profesor i psikologjisë në Universitetin e Teksasit, Austin, transmeton Telegrafi.

Jeni të tërhequr pas të pasmeve të një femre për të njëjtën arsye që jeni të tërhequr nga gjokset, ijët dhe beli i saj: për shkak se këto trajta kanë qenë tregues të pjellorisë tek paraardhësit tanë, thotë Bluss.

-Advertisement-

2

Meshkujt janë evoluar të kërkojnë gra që mund të lindin fëmijë. Nëse një femër ka qezër të plotë, kjo është shenjë e trurit primitiv se ajo me siguri është mjaftueshëm e “trashë” për të qenë shtatzënë. Dhe, nëse e pasmja e saj është e rrumbullakët dhe seksi, ajo me siguri se është e re – gjë e cila në kohërat e lashta do ta kishte bërë atë kandidate ideale për të mbajtur fëmijën.

“Është tabu”, thotë Eric M. Garrison, ekspert i seksit dhe autor i Mastering Multiple Position Sex. “Nuk lejohemi të shkojmë aty. Dhe kur është fjala për seks, ka diçka të ndyrë rreth seks nga prapa”

Dhe, është edhe faktori i ndyrë…

3

Gjeografia dhe kultura mund të ndikojnë në atë se sa të dhënë jeni pas të pasmeve. P.sh.: 59 për qind e meshkujve argjentinas i preferojnë të pasmet më shumë sesa gjokset, sipas një studimi nga Universiteti i Buenos Aires. Por, britanikët nuk i kushtojnë aq shumë vëmendje vitheve, tregon studimi nga Universiteti College London.

Megjithatë, pavarësisht se ku jetoni, të pasmet janë duke u zmadhuar…

4

“Kultura pop po i feston të pasmet më shumë se asnjëherë më parë”, thotë Ava Cadell, doktoreshë e seksualitetit njerëzor dhe autore e NeuroLovelogy.

Me shfaqjen e zakonshme të personave të famshëm me të pasme të mëdha si Jennifer Lopez dhe Kim Kardashian, gratë dëshirojnë ta zmadhojnë të pasmen e tyre për të marrë vëmendje.

Falë këtij trendi, pozicioni i seksit “doggy style” dhe rrahja me shuplakë nga prapa, janë bërë më të famshëm se asnjëherë më parë, thotë Cadell duke shtuar se edhe seksi anal është duke u bërë më i zakonshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera