Shëndetësi

Përse marrja e aspirinës çdo ditë mund t’ua shkaktojë vdekjen

Autori: Gazeta inFokus 21:18 | 23 January 2019

Përse marrja e aspirinës çdo ditë mund t’ua shkaktojë vdekjen

Aspirina – e cila hollon gjakun – u është dhënë për dekada me radhë njerëzve të diagnostikuar me sëmundje të zemrës për të ndaluar sulmet dhe goditjet në zemër,

Por, shumë njerëz me shëndet të mirë në moshë të mesme gjithashtu marrin tabletat si një ‘politikë sigurimi’ kundër problemeve të zemrës.

-Advertisement-

Një studim i ri, i cili përfshin të dhëna nga më shumë se 160.000 njerëz, konkludon në rrezikun e gjakderdhjes së brendshme në mënyrë të konsiderueshme tek ata që marrin aspirinë dhe nuk kanë histori mjekësore me sëmundje të zemrës.

Hulumtimi, i udhëhequr nga ekspertët në kolegjin “King” në Londër, përforcon dëshmi në rritje që aspirina nuk duhet të përdoret më për “parandalimin primar” – term për trajtimin e pacientëve që nuk kanë simptoma të problemeve të zemrës.

Studiuesit gjetën se përdorimi i aspirinës nga njerëzit me shëndet të mirë ua shtoi atyre shanset të pësonin gjakderdhje të brendshme në 11 për qind.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera