Lajme

Përse Kosova renditet keq në PISA? Flasin ekspertët

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 03 December 2019

Mos marrja e masave serioze për përmasimin e gjendjes në arsimi është edhe pasqyrimi i rezultateve të PISA’s për vitin 2018, të cilat e vendosën Kosovën në vendin e njëjtë sikurse më rezultatet e kaluar.

Kështu vlerëson njohësi i arsimit, Dukagjin Pupovci, sipas të cilit këto rezultate janë të lidhura me një mori faktorëve duke filluar nga tekstet shkollore e deri tek mos monitorimi i korrikulës së re e cila është duke u implementuar në shkollat në Kosovë.

“Gjatë këtyre viteve nuk ka pasur ndonjë lëvizje serioze drejt përmirësimit të gjendjes në sistemin e arsimit  dhe prandaj rezultati që kanë arritur këta fëmijë është pak më i mirë në disa segmente se sa rezultati i gjeneratës paraprake dhe kjo me tepër se ata janë akomoduar më mirë me testin dhe sido që të jetë nuk mund te konsiderohet të kemi përmirësim të rezultatit mirëpo përkundra në disa fusha kemi edhe përkeqshim siç është fusha e shkencës për shembull”, thotë Pupovci.

-Advertisement-

Krejt kjo, ai thotë se është si pasoj se nuk janë ndërmarr hapa serioz për përmasimin  e gjendjes në sistemin e arsimit.

“Për shembull me implementimin e korrikulës së re e cila as nuk është mbështetur as nuk është monitoruar. Tekstet shkollore janë ato të viteve 2000 të cilat në vitin e fundit janë ndryshuar pakëz dhe aty po flitet  për  shumë gabime”, ka thënë Pupovci për Gazetën inFokus.

Gjithashtu ai këto rezultate të dobëta të nxënësve i lidh edhe më rritjen e pagës se mësimdhënësve.

“Pastaj procesi i licencimit të mësimdhënësve në shkolla ka dështuar krejtësisht, ndërsa pagat janë rritur disa herë pa u ndërlidhur  fare me përformancën ndërkohë kjo rritjeje e pagës ka ndikuar në zvogëlimin e buxhetit të shkollave për mjete mësimore të cilat do të ndihmonin në konkretizimin e mësimit”, ka deklaruar ai.

Sipas Pupovcit në përgjithësi nuk janë zbatuar planet e hartuar për përmirësimin  e gjendjes në arsim dhe mbi të gjitha nuk është arritur të ndërtohet një sistem i llogaridhënës së mirëfilltë brenda sistemi të arsimit.

“Pra ne nuk kemi inspektime shkollash nuk kemi përgjegjësi për performancë të dobët të shkollave krejt kjo ndikon që sistemi i arsimi të mos avancoi për dallim nga vendet fqinje nëse shohim ka avancuar mjaftë shume”, ka thënë ndër të tjera Pupovci për Gazetën inFokus.

Ai shprehet skeptik se edhe më ardhjen e qeverisëse re në rezultatet e ardhshme Kosovë do të mund të tregoj rezultatet më të mire.

“Unë nuk besoj që Kosova do të avancoi në rezultatet e ardhshme pasi që testi i tjetër do të jetë në vitin 2021 që është shumë afër, dhe ata fëmije të cilët do të nënshtrohen këtij testi, tani më i kanë kryer 7 vite të shkollimit ose disa prej tyre edhe me shumë”, ka thënë njohësi i arsimit, Dukagjin Pupovci.

Që Kosova të përmirësoi gjendjen e arsimit, Pupovci ka edhe disa sugjerime për qeverinë e re e cila pritet ta udhëheq vendin në katër vitet e ardhshme.

“Thjeshtë konsideroj që qeveria e re duhet të ndërtoj një sistem të mirëfilltë të llogaridhënies duke filluar nga shkolla deri të niveli me të larta të vendimmarrjes në shtet. Unë mendoj që kjo në masë të madhe mund të bëhet nëse rregullohet sistemi i vlerësimit të jashtëm në mënyre që askush të mos të mendoj që testin e maturës apo testin e arritshmëris mund të kaloj pa dije dhe atëherë kjo do të ndikoj që puna e tyre të behet me serioze, po ashtu duhet të analizohet  zbatimi i korrikulës së re për të cilën nuk dihet pothuajse asgjë dhe të ndërmarr hapa korrigjues në këtë drejtim”, ka thënë ai.

Rezultatet e PISA-s 2018, e vendosën Kosovën në vendin e njëjtë sikur të ato të 2015.

Veç dy vende janë më keq se Kosova, por dallimi është që në vitin 2015 ishin 72 vende pjesëmarrëse e tash 79, shkruan gazeta inFokus./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera