Rozë

Përse jemi të gjithë të fiksuar pas vitheve dhe si u zëvendësua lavdia e gjoksit?!

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 20 July 2017

Sido që t’i quani, sot, të gjithë flasin vetëm për to! Asnjëra nuk e ka më problem nëse I ka të mëdha, siç ndodhte 20 vite më parë kur I mbulonin me bluza të gjata. Erdhi koha që të gjitha të ndihen krenare për vithet e mëdha. Këto të fundit po vlerësohen në botën reale dhe glorifikohen në atë online. Modelet që shohim në rrjetet sociale janë nga më ekstremet, nga Kim Kardashian te Jen Selter që numëron 14 milion ndjekës në Instagram.

Dikur ishte gjoksi…

Duhet të kemi lexues të një farë moshe në Living, që kujtojnë se dikur, bukuria femërore përfaqësohej nga gjoksi. Sigurisht që te ne, në vitet ’70-të, ’80-të, nuk ndodhte asgjë por jashtë, gjoksi i madh e i ngritur i Edwige Fenech apo ai XXl i Serena Grandit, ishte edhe më I famshëm se fiksimi me vithet, sot. Ky ishte modeli i bukurisë: bionde, flokë të gjatë e gjokse të stërmëdha.

-Advertisement-

 Më pas, muzika solli vithet e stërmëdha…

Në një pikë, mes viteve ’90-të (kujtojmë, në çdo rast, fenomenet e huaja në Shqipëri janë shfaqur më vonë) ndodhi diçka. Kultura afroamerkiane u zhvillua dhe ndikoi në kulturat e tjera. Dikur u përkiste vetëm atyre, më pas, u bë e të gjithëve. Sot, gjithçka që vjen prej andej, është cool; këngët, kërcimet, moda…

Edhe modelet femërore që u referoheshin të gjithë, ndryshuan. Nëse ca vite më parë ishte vetëm Jennifer Lopez, erdhën prej andej Beyonce, Rihanna, Nicki Minaj, Alicia Keys, etj…U themelua një model i ri feminiliteti, ai që e përqafon trupin, ashtu siç është.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera