Lifestyle

Përse janë Akrepat të veçantë?

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 26 October 2017

Edhe pse çdo shenjë ka përparësitë dhe mangësitë e veta individuale, ja përse lidhja me Akrepin do të mund t’jua ndryshojë mënyrën me të cilën u qaseni përgjithësisht lidhjeve.

Jemi në muajin e shenjës së Akrepit dhe ndonëse çdo shenjë mendon se është më e mira e Zodiakut për shkak të karakteristikave, arsyet e mëposhtme do t’ju tregojnë se përse të jesh i lidhur me një person të shenjës së Akrepit (qoftë edhe një herë) mund të ndryshojë mënyrën se si ju do e shihni lidhjen.

1- Akrepët janë shumë pasionant

-Advertisement-

Çdo marrëdhënie me ta është një marrëveshje e vërtetë, ata rrallë humbin kohë me çështje të pakuptimta. Kur dilni me një Akrep, ai ose ajo ju bën të ndiheni si njeriu më i rëndësishëm në jetën e vet. Akrepët do t’ju mësojnë ju si të vlerësoni edhe gjërat më të vogla, sepse çdo lidhje që njerëzit e kësaj shenje ndërmarrin, ka për qëllim të jetë afatgjatë.

2- Vendosmëria e Akrepëve është ngjitëse

Njerëzit e kësaj shenje punojnë shumë për atë që duan dhe nuk dorëzohen kurrë. Kur ju keni këtë lloj energjie në jetën tuaj, qoftë edhe për një periudhë të shkurtër kohe, kjo do t’ju ndikojë edhe ju. Do ta gjeni veten më të motivuar dhe duke ëndërruar gjëra më të mëdha, kur rrethoheni nga dashuria e një Akrepi.

3- Do të dilni me një detektiv

Akrepët janë njerëz shumë të vëmendshëm dhe kjo do t’ju bëjë të jeni edhe më të sinqertë sepse edhe nëse tentoni të gënjeni një Akrep, ai do ta dijë që po e gënjeni. Mos u përpiqni t’i gënjeni, thuajini të vërtetën dhe ata do t’ju vlerësojnë edhe më shumë për këtë.

4- Duke dalë me një Akrep, do të keni edhe jetën e aventurës

Shumë njerëz frikësohen nga ideja e të qenit gjithmonë bashkë, por një Akrep do t’ju mësojë të vlerësoni pavarësinë. Qëllimi i një Akrepi është të mos ju lërë ju të mënjanuar, ndaj do të jeni gjithmonë e përfshirë në çdo aventurë që ai/ajo ndërmerr.

5- Është radha juaj të jeni detektiv

Me Akrepët, ka gjithmonë më shumë sesa shikimi në sy. Lidhja juaj me një Akrep do t’ju lejojë të jeni më intuitiv ndaj ndjenjave të të tjerëve.

6- Akrepët janë lider të lindur

Duke qenë pranë një njeriu kaq energjik dhe të mirë organizuar do t’ju bëjë të ndiheni më të fuqizuar. Akrepët kanë tendencën që ëndrrat t’i bëjnë realitet dhe kjo i frymëzon njerëzit. Mos u surprizoni nëse bëheni pjesë e projekti që e dashuroni kur dilni me një Akrep, sepse ai/ajo do të jetë aty për t’ju inkurajuar.

7- Ana e qetë e Akrepit është ajo që ju do të merrni nga ai

Nëse ndodh që Akrepët flasin hapur me ju, atëherë jeni me të përjetë. Edhe nëse lidhja juaj përfundon, duhet ta dini se do të jeni pjesë e jetës së tij/saj për një kohë të gjatë. Kjo anë sekrete, që vetëm pak e shohin, lejon këdo (që lidhet me 1 Akrep) të mësojë të vlerësojë karakteret bujare. Kjo do t’ju japë aftësinë për të njohur njerëzit në jetën tuaj që janë pjesë e saj për një arsye.

8- Besnikëria e një Akrepi është e mrekullueshme

Besnikëria që shihet te Akrepët është si te asnjë shenjë tjetër. Pra, nëse keni mjaftueshëm fat që të dilni me një Akrep, duhet të dini se do të jetë gjithmonë dikush në krahët tuaj, kurdo që t’ju duhet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera