Lifestyle

Përse është vështirë ta mbani kontaktin me sy gjatë një bisede?

Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 15 May 2018

Hulumtimet e reja sugjerojnë se ka arsye të mira shkencore prapa asaj se përse shumica e njerëzve kanë vështirësi ta shikojnë dikë në sy dhe ta mbajnë një bisedë me të.

Duket se nuk është që këta persona janë të çuditshëm, por truri i njeriut nuk mund të përballojë detyrat e të menduarit për fjalët adekuate dhe njëkohësisht të përqendrohet në një fytyrë, transmeton Telegrafi.

Efekti bëhet edhe më i vërejtshëm kur dikush flet fjalë më të pazakonshme, e cila vjen si pasojë e përdorimit të të njëjtave burime mendore si mbajtja e kontaktit me sy.

-Advertisement-

Shkencëtarët e Universitetit të Kyotos, përmes eksperimenteve të tyre, kanë zbuluar se pjesëmarrësit e kanë pasur më të vështirë t’i ndërlidhin fjalitë kur kanë qenë duke e shikuar dikë gjithmonë në sy.

Kjo nuk do të thotë se është e pamundur mbajtja e kontaktit me sy dhe mbajtja e një bisede, por mundësitë janë të mëdha që të dyja këto i shfrytëzojnë të njëjta burime kognitive dhe ndonjëherë këto burime mund të ‘shtjerrën’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera