Lajme

Përse e duan kosovarët aq shumë Madeleine Albright?

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 12 June 2019

Madeleine Albright femra e parë në postin e sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, politikane dhe diplomate amerikane, është mjaft e dashur për kosovarët.

Ajo është ish sekretarja e pare femër e cila ka kontribuar për lirinë gjatë viteve të vështira të luftës 1999-8-1999.

Konferenca e Rambujes, ku vendosej për fatin e Kosovës,u udhëhoq nga gruaja më e fuqishme, sekretarja  Madeline Albright, shkruan Gazeta inFokus.

Ajo ishte një shtysë e madhe për ta nënshkruar marrëveshjen e Rambujes delegacioni nga Kosovë, i cili garantonte intervenimin e NATO-s në Kosovë.

Pra, Albright me gjithë forcat e saj ia doli q’i dal në krye qëllimit të SHBA-së, për t’i dalë në ndihmë dhe për ta çliru Kosovën përfundimisht.

Së fundmi Ish-sekretarja amerikane e shtetit, ka thënë se ndërhyrja në Kosovë e SHBA-ve dhe NATO-s është puna për të cilën krenohet më shumë në karrierën e saj.

“Unë më shumë jam krenare për atë çfarë kemi bërë në Kosovë”, është përgjigjur Albright kur është pyetur se për çfarë krenohet më shumë gjatë karrierës së saj në qeveri.

Ajo këto ditë po qëndron në Kosovë për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës./Gazeta inFokus/

Të tjera