Lifestyle

Përse duhet ta lani fytyrën me ujë të gazuar?

Autori: Gazeta inFokus 20:47 | 21 February 2018

Kur bëhet fjalë për kujdesin e fytyrës, secila grua është në kërkim të zgjidhjeve të reja që sfidojnë veprimin e kohës, mungesën e përkujdesjes së vazhdueshme apo në rastin më të keq përdorimin e produkteve toksike.

Shpeshherë këto alternativa nuk gjenden aspak në kremërat dhe trajtimet e shtrenjta, por në disa truke të thjeshta e si gjithmonë femrat koreane gjithmonë kanë diçka për të na mësuar.

Më poshtë do të zbuloni efektin çudibërës të ujit të gazuar dhe përdorimit të tij në trajtimin e fytyrës.

-Advertisement-

Mbushni një enë (një legen ose tas të madh për shembull) ujë të gazuar, në qoftë se nuk duroni dot “gudulisjet” e shkaktuara nga flluskat gjysma të mbushet me ujë të gazuar dhe gjysma tjetër e enës me ujë mineral natyral) dhe zhysni fytyrën për 5-10 minuta, shkruan Living.al.

facegazuar

Flluskat e dioksidit të karbonit lejojnë oksigjenimin e epidermës, hapin poret dhe lehtësojnë heqjen e papastërtive.

Trajtimi i fytyrës me ujë të gazuar është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, si dhe nuk shkakton kurrfarë efekti anësor apo irritimi.

Larja e fytyrës ujë të gazuar hidraton lëkurën, bashkon fibrat e kolagjenit duke i dhënë qëndrueshmëri asaj dhe rrit qarkullimin e gjakut në këtë pjesë të trupit.

Shënim: Rekomandohet vetëm një herë në javë dhe vetëm brenda një muaji do të shihni sa e shëndetshme dhe e shndritshme do të duket lëkura juaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera