Lifestyle

Përse disa çifte të martuar kryejnë marrëdhënie seksuale shumë rrallë

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 13 September 2021

E dini se shumë martesa përballen çdo ditë me probleme të ndryshme të shkaktuara pikërisht nga mungesa e aktivitetit seksual

Marrëdhënia në çift dhe kënaqësia seksuale
E dini se çfarë thonë studiuesit e marrëdhënieve në çift? Se seksi është një prej arsyeve më të mëdha që e bën një grua apo burrë të tradhëtojë ose më saktë mungesa e seksit. E dini çfarë tjetër e dëmton një marrëdhënie në çift?

Nëse ju shtireni se jeni duke u ndier mirë nuk duhet të mendoni se e zgjidhët problemin, në të vërtetë duhet të pyesni veten se çfarë nuk shkon dhe madje këtë t’ja komunikoni edhe partnerit tuaj, të bisedoni me të dhe të mundoheni të gjeni një mënyrë që të dy të shijoni marrëdhënien tuaj

-Advertisement-

Në seks nuk ka rregulla fikse, kjo është një marrëdhënie shumë personale dhe mbi të gjitha nuk duhet të jetë e bazuar tek pozicionet, por tek frekuenca dhe mënyra si ndiheni me njëri-tjetrin

Përse disa çifte kryejnë shumë rrallë marrëdhënie seksuale
Kjo mund të ndodhë për shumë arsye, ngarkesa me punë gjatë ditës, lindja e fëmijës, problemet shëndetësore mospërputhja fizike, mërzia ndaj njëri-tjetrit, etj.

Por jo gjithmonë shkon deri në tradhëti
Jo të gjitha çiftet që nuk kanë një jetë të mirë seksuale e tradhëtojnë njëri-tjetrin. Në të vërtetë mund të ndodhë që ata të mësohen me këtë jetë dhe të kalojnë një formë të lehtë impotence dhe nga ana tjetër gruaja fillon të ndihet më pak e dashur dhe e bukur, më pak tërheqëse dhe e denjë për partnerin e saj.

Mund të funksionojë një marrëdhënie kështu
Disa ekspertë shprehen po sepse tek disa çifte ekziston një lidhje e fortë emocionale si fëmijët dhe të kuptuarit mirë më njëri-tjetrin

Sigurisht një marrëdhënie e tillë mund të funksionojë vetëm në rast se të dy partnerët ndihen mirë më ketë mënyrë të jetuari, janë të kënaqur nga njëri-tjetri edhe pa marrë asnjë kënaqësi fizike. Në këtë rast asnjë prej tyre nuk është i destinuar të tradhëtojë

Një përfundim vendimtar nuk ka dalë nga asnjë studim, megjithatë është e sigurt që nëse dëshironi të shpëtoni martesën tuaj nëse është në vështirësi duhet të pranoni problemin pa ja lënë fajin tjetrit dhe të flisni me një ekspert.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera