Lajme

Përpunuesit e qumështit priten sot në takim nga kryeministri Hoti

Autori: Gazeta inFokus 07:17 | 29 September 2020

Pas paralajmërimeve për protestë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot do të takohet me përpunuesit e qumështit.

Takimi mes kryeministrit Hoti dhe përpunuesve të qumështit do të mbahet në ora 09:00.

E përpunuesit e qumështit kanë paralajmëruar protestën që pritet të mbahet sot, kjo për shkak pakënaqësive dhe injorimit të kërkesave të tyre për larimin e produkteve me vaj palme.

-Advertisement-

Në njoftimin e tyre, qumështarët e Kosovës thonë se do të parakalojnë me cisterna të qumështit nga parkingu i Pallatit të Rinisë, nëpër rrugën “Garibaldi”, përskaj Katedrales, te Mensa e Studentëve e deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera