Lajme

Përpos që s’respektuan orën policore, të rinjtë edhe aksidentohen tek semaforët në Ulpianë

Autori: Gazeta inFokus 23:13 | 08 July 2020

Një aksident trafiku është shkaktuar para pak minutave në Prishtinë.

Saktësisht aksidenti ka ndodhur tek semaforat në Ulpianë, ku dëme materiale ka pësuar vetura e tipit ‘Golf’.

Pavarësisht se Prishtina është një nga komunat e karantinuara dhe daljet nuk lejohen pas orës 21:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit, duket se disa të rinj nuk i ndaloi ky fakt, e përpos kësaj edhe u aksidentuan.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera