Lajme

Përplasjet në Kuvend, Mushkolaj: Të gjithë deputetët tentuan të ndërhyjnë në drejtësi

Autori: Gazeta inFokus 21:42 | 26 April 2023

Diskutimet për keqpërdorime dhe korrupsion kanë sjellë përplasje personale mes deputetëve të qeverisë dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës.

Për përplasjet në Kuvend, analisti politik, Imer Mushkolaj, ka thënë se të gjithë deputetët e partive politike u përpoqën dhe ndërhynë në drejtësi me aq sa mundën.

“Nëse edhe pushteti edhe opozita na thonë se drejtësia duhet t’i kryejnë punët e veta, organet e drejtësisë duhet t’i kryen punët e veta. Por, kjo që ndodhi në Kuvendin e Kosovës ishte krejt e kundërta e asaj që ata pretendojnë. Sot të gjithë deputetët e partive politike në fakt u përpoqën dhe sa mundën ndërhynë në drejtësi. Për shkak se nëse drejtori i KEK-ut është në paraburgim, edhe organet e drejtësisë do të japin verdiktin për këtë çështje më e shumta. Partitë politike është dashur të thonë është që le t’ia lëmë drejtësisë ta kryej punën e vet”, ka deklaruar ai në Debat Plus të RTV Dukagjini.

-Advertisement-

Mushkolaj ka thënë se nëse e shikojmë këtë rast nga këndvështrimi i partive opozitare, ky shërben si arsye për të sulmuar Qeverinë, por edhe nga ana e partisë në pushtet, shërben për të sulmuar opozitën, pasi po i kujtojnë raste të tjera të së shkuarës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera