Lajme

Përplasjet brenda LDK’së: Lutfi Zharku tregon anën e kujt po mban

Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 15 January 2020

Vetëvendosje më  ofertën e fundit ka bërë që ketë përsëri përplasje në mes të Agim Veliut dhe Vjosa Osmanit, dy nënkryetarëve të LDK-së, shkruan gazeta inFokus.

Përderisa Veliu ofertën e VV-së e ka cilësuar si joserioze dhe tendencë të VV’së për nëpërkëmbje të LDK’së, ndërkohë Osmani ka thënë se çfarëdo përpjekje që ka për qëllim afrimin e palëve është serioze dhe se për diçka të tillë vendosin organet e partisë.

Në këtë kohë tensionesh brenda partisë, një mesazh është munduar ta dërgojë edhe ish-ministri i LDK’së, Lutfi Zharku.

-Advertisement-

Zharku ka publikuar një fotografi në të cilën shihen, Lutfi Haziri, Isa Mustafa e Agim Veliu, në kohën kur këta tre të fundit i kishin dhënë përkrahje për t’u bërë deputet.

“Atëherë këta ishin me mua, sot unë jam me këta!”, ka shkruar Zharku./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera