Lajme

Përplasje rreth bartësit të listës së LDK-së dega në Drenas

Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 15 August 2017

Edhe mbledhja e sotme e Kryedisë së Degës së LDK-së në Drenas nuk ka kaluar pa përplasje në mes të Kryesisë së Degës e cila këmbëngul që bartës i listës nuk mund të jetë kryetar i Degës Bedri Nika i cili ka humbur besimin e Kryesisë. Madje ata kanë dalë me propozim konkret që listës t’i prij veprimtari shumëvjeçar i degës Sadik Krasniqi, por Bedri Nika refuzon duke ngulur  këmbë se ai do bëhet bartës i listës edhepse nuk e ka pelqimin e kryesisë së degës.

Si duket kjo degë në këto zgjedhje  po shko me përçarë se kurrë ndonjëher që nga periudha pasluftës. Si duket edhe heshtja e Kryesisë Qendrore dhe indiferenca e saj për një takim me degën e Drenasit, përkundër kërkesave për njē takim për të biseduar për problemet e degës po e dërgon këtë degë drejt kolapsit.

Dorëheqja e dy anëtarëve të kryesisë brenda dy jave dhe paralajmerimet e disa tjerëve për dorëheqje duhej të ishin alarm për kryetari Mustafa dhe Kryesinë Qendrore të merren.me këtë degë, para se ajo të shkojë drejt shpërbërjes. Rezultatet e dobëta në dy.palë zgjedhje të fundit për kryetar të Drenasit 2016 dhe zgjedhjet parlamentare 2017 veqësa do të thellohen.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera