Përplasje pozitë-opozitë në Komisionin Hetimor për blerjen e teksteve
Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 27 September 2024
Mungesa e deputetëve të mazhorancës duke pamundësuar fillimisht kuorumin ka nxitur debat mes deputetëve të pozitës dhe opozitës në Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e blerjes së teksteve shkollore. Kjo bëri që fillimisht të dështojë mbledhja, por me rikthimin e deputetëve të pozitës ajo vazhdoi.
Kryetari i Komisionit Shemsedin Dreshaj tha se partia në pushtet nuk është e pranishme dhe se në mungesë të kuorumit nuk mund të vazhdojë tutje. Por, pastaj mbledhja rifilloi pasi deputetët nga radhët e LVV-së u kthyen në komision, duke e bërë të mundur vazhdimin e punës së komisionit.
Qëllimi i formimit të komisionit është që të shikohet se si ka shkuar procesi për tekstet shkollore.
Bekim Haxhiu, deputet nga radhët e PDK-së tha se kanë gjetur një numër të madh të parregullsive në procesin hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore.
“Sipas planprogramit që kemi miratuar si komision puna jonë duhet të vazhdojë deri në përpilimin e raportit final që duhet të dorëzohet në Kuvend. Kemi bërë punë intensive dhe komisioni ka kryer punët. Kemi intervistuar dhe kemi gjetur një numër të madh të parregullsive në procesin hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore. Bojkotimi nga ana e deputetëve të VV-së është përpjekje për të penguar këtë hetim dhe gjetjet në hetimin e procesit të subvencionimit të teksteve shkollore”, tha Haxhiu.
Agim Aliu, deputet nga LDK tha se në këtë proces ka pasur nxënës që deri në fillim vitit shkollor nuk kanë pasur tekste dhe sipas tij çfarëdo komisioni që formohet tregon që ka pasur shkelje të mëdha.
Edhe Ardian Kastrati nga PDK ka thënë se ‘faktet janë në dritë të diellit’.
“Kanë tentuar të shantazhojnë gjetjet e këtij hetimi të komisioni. Këta janë për të bojkotuar, për ta mbrojtur hajninë, zhvatjen me milionë. Edhe dëshmitarët e kanë pranuar, ndërsa sot nuk vijnë sepse nuk kanë se si t’i arsyetojnë këto miliona”, tha ai.
Por gjatë mbledhjes deputetët e partisë në pozitë u kthyen dhe tani mbledhja po vazhdon e rregullt. Arjeta Fejza nga Lëvizja Vetëvendosje tha se ka një përpjekje që kinse komisioni po bojkotohet nga ana e tyre. “Kjo nuk është vërtetë sepse jemi të bindur që ky proces ka shkuar mirë dhe gjetjet do të reflektohen edhe në raport të komisionit. Ne jemi ata që e kemi bërë të mundur që ky komision të vazhdojë”, tha ajo.
“Ne kemi qenë në komisione dhe kemi qenë të përgjegjshëm. Unë e kam pasur vetëm një mungesë”, shtoi deputetja tjetër nga LVV, Mirlinda Tishukaj-Sadiku.
Komisioni pritet të vazhdojë diskutimin të premten e ardhshme kur janë të ftuar sërish në komision kandidatët që janë intervistuar më datën 29 korrik të këtij viti./RTK/
Të tjera
-
Kḝrcḝnohet me jetë gazetari Vehbi Kajtazi, AGK kërkon nga Policia trajtim urgjent të rastit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kanë reaguar pas kërcënimit me jetë që ka...
-
Përshëndetja mes Vjosa Osmanit dhe Zelenskyt, nikoqir ishte Plenkoviq
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po e përfaqëson Kosovën në Samitin Ukrainë...
-
Ekzekutohen pagat e mësimdhënësve në komunën e Vitisë
Ministria e Financave ka ekzekutuar pagat e mbetura për mësimdhënësit në qyte...
-
Sveçla e pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR’it, e falënderon për bashkëpunimin me institucionet e sigurisë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka pritur në takim lamtumirë...
-
Arrest shtëpiak ndaj zv/sekretarit të ministrisë i arrestuar për keqpërdorim të detyrës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale dh...
-
Osmani në Dubrovnik: Rafirmova mbështetjen për ukrainasit
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në Samitin Ukrain...
-
Biseda telefonike Radoiçiq – Kusari-Lila, Gashi: VV-ja po negocion me Radoiçiqin për çështjen e pagës së veteranëve të UÇK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka reaguar lidhur me p...
-
Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Procesin e Berlinit
Kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit ...
-
Arrihet kompromisi, dalin pagat e mësimdhënësve të Vitisë
Mësimdhënësit e Komunës së Vitisë sot i janë drejtuar bankave për tërheqje të...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i sekuestrohen ạrmë dhe xhaketë ushtarake me emblemë të Serbisë
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se një person me inicialet R.J....
-
Klinaku: Po dëshmohet vazhdimisht koordinimi i pushtetit me Listën Serbe dhe Radoiçiqin
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luft...
-
Rohde: Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj në CEFTA, jo nga UNMIK-u
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde përmes një postimi të bërë në platfo...