Lajme

Përplasje për veshjen e Vlora Çitakut në pritjen vjetore të organizuar nga Shtëpia e Bardhë

Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 15 December 2019

Kritiku letrar, Reshat Sahitaj ka kritikuar veshjen e Ambasadores së Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku.

Ai ka thënë se veshja e ambasadores Çitaku i përngjan pogllavicës (shefi HALAKULA ) të filmave vestern holivudianë, shkruan gazeta inFokus.

Një veshje të tillë Çitaku e kishte praktikuar në pritjen vjetore të organizuar nga Shtëpia e Bardhë për korin diplomatik.

-Advertisement-

“Shikoni sa budallenjë i kemi ambasadoret nga Kosova:

Para disa vitësh DRENICAKJA ambasadore e Kosovës në Bruksel më dimia dhe jelek i punuar me ari shkoi në audiencë të mbreti i Belgjikës.

Mediet belge bënin shaka duke krahasuar veshjen e ambasadorës sonë me veshjet e fiseve indiane. Tani të njejtën gje e paska perseritur edhe Vlora Çitaku. Jeleku i Vlorës i perngjanë pogllavicës (shefi HALAKULA ) të filmave vestern holivudianë”, është shprehur Sahitaj.

Mirëpo një gjë e tillë shfaqi reagime të ashpra, nga Fatmir Çitaku i cili për veshjen e Çitakut tha së është një veshje tipike kombëtare, shkruan gazeta inFokus.

Duke konsideruar se një kritikë e tillë mund të ja ul prestigjin e shkrimtarit Reshitaj.

“I nderuari Nganjiher po tregoni gjëra që në të vërtet ju a lkundin presligjin..që e tregoni si madhështi..

Mos Harroni se Çitaku ka jetu dhe jeton me shekuj në trojet e veta dhe e njef shum ma larg se shum historian të 400 viteve e këndej…kështu që për histori Çitakja e njef shum e shum ma mir..se të gjithë Historianet pasardhes të komunistve dhe para ardhjes së karagjorgjëve..

Andaj të tila debate ësht mir të analizohen para se me hy në tema të tilla…

Dhe krejt qka duket në kët shkrim..ta tregojm miqësisht”.

“Vlora Çitaku ësht Llapiane Vajz e Çitakut i cili rrjedh prej Çitakve të Llapit që Luftuaan deri në nish për ti mbrojt tokat Shqiptare në vitet 1877/1878/1879.

Dhe që jepin token e tyre për të gjithë ata të ardhur Muhagjir në Llap .mu në Fshatin e sotem Llaush e vende tjera që ishin tok e të parit të Llapit Çitakut..

Kështu që nji ofendim nji spekulim i till si ky në kët postim së guzon të del nga nji intelektual ashtu siq duhet të ishit ju”.

Kjo veshje ësht veshje Kombtare me ngjuren e gjakut të bijave e bijve tan dhe ..si ngjan askujt tjeter përveq madhështis së Çitakes.
Vajzes Llapiane e mbes Drenice…

Andaj ju kisha lut që para se të shkruani për Vlora Çitakun

Të siguroheni mir se qfar po shkruani kur ësht fjala për Kombtarizëmin dhe Rrugtimin e saj dhe Çitakut, është shprehur Çitaku./Gazeta inFokus/.

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera