Lajme

Përplasje për raportimet e mediave, zyrtari i partisë së Erdogan e akuzon opozitën për qasje diktatoriale

Autori: Gazeta inFokus 20:12 | 14 May 2023

Omer Celik, zëdhënësi i Partisë AK në pushtet, ka kritikuar liderët e opozitës për komentet e tyre që pretendojnë “manipulim” nga agjencia shtetërore e lajmeve.

“Ata bënë një deklaratë shumë të rëndë. Ata po sulmojnë Agjencinë Anadolu dhe po shpallin rezultatin e zgjedhjeve. Kjo është një qasje diktatoriale. Është një tentativë për të vrarë vullnetin kombëtar”, tha ai.

Çelik theksoi rëndësinë e pritjes që të numërohen të gjitha fletët e votimit, ka rpaortuar Al Jazeera.

-Advertisement-

“Edhe para se të finalizohen rezultatet, papritur zëdhënësi i aleancës opozitare dhe kryetarët e bashkive u shfaqën në TV me nxitim. Si zakonisht, ata filluan të thonë se Anadolu Agency po manipulon të dhënat”, ka thënë ai. “Agjencia Anadolu po i merr këto të dhëna nga njerëz të vërtetë.”

Celik tha “vetëm populli mund të na sjellë [në pushtet] dhe vetëm populli mund të na rrëzojë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera